BOTA /

''Keni bombë brenda parlamentit'', Athina në alarm pas denoncimit anonim

Shkruar nga Versus

''Keni bombë brenda parlamentit'', Athina në alarm

Greqi- Pasditen e sotme në parlamentin grek u ngrit alarmi pasi një person i panjohur telefonoi dhe paralajmëroi për vendosjen e një bombe në godinë.

Telefonuesi, një burrë, deklaroi se në Parlament ishte vendosur një bombë dhe paralajmëroi se do të ndodhte një shpërthim. Ai, megjithatë, nuk dha një orar të përcaktuar apo afat kohor për shpërthimin.

Menjëherë pas telefonatës, në godinën e Parlamentit u mobilizuan autoritetet dhe nisën kontrollet nga njësia për neutralizimin e mekanizmave shpërthyes (TEEM), me qëllim verifikimin e kërcënimit dhe kontrollin e ambienteve. Deri më tani nuk është raportuar gjetja e ndonjë sendi të dyshimtë. Versus.al

 

 

Tags:

greqi

Poll