Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

“Ka bombë në Parlament!” Telefonata anonime “ngre në këmbë” autoritetet greke

Shkruar nga Newsbomb
“Ka bombë në Parlament!” Telefonata anonime “ngre
Parlamenti grek

Një alarm për bombë në Parlamentin grek “ka ngritur në këmbë” policinë pasditen e sotme, pasi një person i paidentifikuar telefonoi në numrin qendror të Parlamentit dhe paralajmëroi për vendosjen e një bombe në godinë.

Menjëherë pas telefonatës, për arsye sigurie policia vendosi të evakuojë ndërtesën, ndërsa nisën kontrollet për të përcaktuar nëse kërcënimi ishte real apo bëhej fjalë për një alarm të rremë.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe një ekip teknikësh të eksplozivëve nga Departamenti i Asgjësimit të Municioneve Shpërthyese (TEEM), i cili po kryen kontrolle të imtësishme brenda dhe jashtë ambienteve të Parlamentit.

Deri në këto momente, nuk raportohet për mbylljen e rrugëve përreth Parlamentit, ndërsa nuk është gjetur asnjë objekt i dyshimtë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese