Vendi
Era riaktivizon vatrat e zjarrit në Marglliç, 8 zjarrfikëse në terren për të vënë flakët nën kontroll

Është riaktivizuar vatra e zjarrit në Marglliç të Fierit. Era e fortë ka favorizuar flakët, ndërsa 8 mjete zjarrfikëse ndodhen në terren për të vënë nën kontroll situatën.
Situata paraqitet e vështirë, për shkak edhe të terrenit kodrinor.
Reklamë
Zjarri në këtë zonë u fik para pak orësh me ndërhyrjen e avionit air traktor
Gjatë mesditës flakët iu afruan banesave, puseve të naftës dhe përfshiu varrezat e fshatit por ndërhyrja e zjarrfikësve të Patosit ndaloi përparimin e flakëve deri ne mbërritjen e avionit zjarrfikës.
Bilancin paraprak i dëmeve është disa ha ullishte dhe pyll i djegur kurse shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar
Vazhdo të lexosh
Reklamë




