Foto ilustruese
Është riaktivizuar vatra e zjarrit në Marglliç të Fierit, e cila ishte shuar pak orë më parë falë ndërhyrjes së avionit zjarrfikës Air Tractor.
Sipas informacioneve paraprake, era e fortë ka favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve, ndërsa 8 mjete zjarrfikëse ndodhen në terren për të vënë situatën nën kontroll.
Situata paraqitet e vështirë për shkak edhe të terrenit kodrinor. Siç raportuam më herët, gjatë mesditës flakët iu afruan banesave dhe puseve të naftës, ndërsa përfshinë edhe varrezat e fshatit.
Ndërhyrja e zjarrfikësve të Patosit arriti të ndalojë përparimin e flakëve, deri në mbërritjen e avionit zjarrfikës, i cili ndërhyri për shuarjen e vatrës.
Sondazh
Poll

