LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 127-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!

• Qytetarët u mblodhën sot në ditën e 127-të të revoltës së tyre. • Ata u organizuan fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas vijuan marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre. • Gjatë fjaimeve para godinës qeveritare ata artikuluan kërkesat e tyre dhe bënë thirrje për ndryshim.  • Mjeku Ermal Pashaj ishte një nga folësit në protestën e ditës së sotme. • Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se përmes protestës qytetarët e kanë përfaqësuar dejësisht vendin.• Ai u bëri thirrje deputetëve që të marrin në konsideratë interesat e qytetarëve në vendimmarrjet e tyre, veçanërisht lidhur me reformën administrative dhe territoriale. • Sipas tij, reforma administrative dhe territoriale duhet të garantojë akses më të mirë të qytetarëve në shërbime dhe burime. • Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. • Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. • Tubimet janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndaluar edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve.

5 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

"Bëni detyrën që jeni betuar para Kushtetutës"/ Mjeku Ermal Pashaj: Deputetët të marrin në konsideratë interesat e qytetarëve

Dita e 127-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish sot
Mjeku Ermal Pashaj

TIRANA- Mjeku Ermal Pashaj ishte një nga folësit në protestën e ditës së sotme. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se përmes protestës qytetarët e kanë përfaqësuar dejësisht vendin.

Ai u bëri thirrje deputetëve që të marrin në konsideratë interesat e qytetarëve në vendimmarrjet e tyre, veçanërisht lidhur me reformën administrative dhe territoriale. Sipas tij, reforma administrative dhe territoriale duhet të garantojë akses më të mirë të qytetarëve në shërbime dhe burime.

Kjo veçanërisht për banorët e zonave jashtë qendrave të mëdha. Pashaj deklaroi se vendimet e qeverisë, kanë ndikuar drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe kërkoi më shumë transparencë në procesin e hartimit të politikave.

Mjeku Ermal Pashaj: U bënë 127 ditë sot që na sjellin në shesh për të kërkuar të drejtën tonë, për të qenë të përfaqësuar denjësisht. Shumë herë kemi parë që veprimet e qeverisë kanë qenë arbitrare ndaj interesave të popullit, kanë prekur jetën në çdo qelizë. Ndër to, kemi parë që, në vend që të ndërmerren nisma transparente për t’i dhënë kapacitetin e përfaqësimit dinjitoz të qytetarëve, ato janë drejtuar 180 gradë në krahun e kundërt dhe po çojnë ujë vetëm në burimet e interesit thellësisht politik të kësaj qeverie.

Në ditët në vazhdim do të votohen në Parlament edhe reforma administrative dhe territoriale. Shpesh qytetarët janë detyruar të shkojnë drejt qendrave të mëdha, duke krijuar pamundësi në aksesin në burimet e resurseve për të pasur një jetë sa më dinjitoze. Të gjitha këto nuk kanë përfaqësuar interesin kombëtar, ky interes po përdhoset. Ky interes nuk parashikon se cilat do të jenë mekanizmat që individët do të duhet të shfrytëzojnë për të përdorur tokën e tyre, për të shfrytëzuar resurset e tyre dhe për t’i pasur në benefitin e vet.

Kemi bërë një peticion për t’i kërkuar qeverisë dhe të gjithë deputetëve të Parlamentit të shpallin me ndërgjegjen e tyre një mekanizëm ku të tregojnë se qasja dhe politikëbërja nuk është totalisht kundër qytetarëve të këtij vendi. Kjo kërkesë do t’u drejtohet të gjitha grupeve parlamentare, për vendimet që duhet të marrin dhe kartonat që duhet të ngrenë.

Mos çoni ujë në ato toka që pjellin vetëm vota për qeverinë. Çoni ujë në ato toka për të punuar njerëzit dhe për të prodhuar për gjithë Shqipërinë, në ato toka për t’i dhënë frymë Shqipërisë. Mos përdhosni dinjitetin dhe t’i katandisni këta njerëz që të ikin nga Shqipëria. Kaq e thjeshtë është. Jepuni mundësi të gëzojnë tokën e tyre, të marrin dijen për të ushtruar veprimtaritë e tyre prodhuese në të gjitha zonat.

Tregoni një herë të vetme në jetën tuaj se mund të jeni edhe përkrah qytetarëve të thjeshtë, tregoni se mund të vini emrin në një gur themeli që Shqipëria do ua dijë ndër vite. Ne jemi këtu si qytetarë, për t’i thirrur ndërgjegjes suaj që ajo të shërbejë për kombin. Një letër dhe email do t’u shkojë grupeve parlamentare për t’i sensibilizuar sadopak në veprimtarinë e tyre parlamentare.

Shqipëria duhet të jetë e shqiptarëve, për ta shfrytëzuar atë në më të mirën e mundshme. Dhe sado të jenë shqiptarët të këqij, nuk do të jenë kurrë aq të këqij sa të shëmben tokën e tyre, sa të përdhosin tokën e tyre. Ata janë të vetmit që mund ta punojnë dhe jetojnë atë me dinjitet. Mos u hiqni mundësinë. Ne shpresojmë akoma se keni dinjitet. Bëjini Shqipërisë detyrën që jeni betuar para Kushtetutës dhe duhet ta bëni./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Dita e 127-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish sot
Foto ilustruse

TIRANA- Protesta në Tiranë po vijon prej 127 ditësh. Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej ka nisur marshimi i qytetarëve drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime nga protestuesit dhe organizatorët.

Sakaq, kërkesat e qytetarëve mbeten dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit të vendit Edi Rama, rrëzimi i klasës politike dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura. 

Protestuesit akuzojnë qeverinë se është zhytur në krim dhe korrupsion e kërkojnë largimin e Ramës e të qeverisë së tij. “Qeveri e krimit”, “Nuk shitet Shqipëria, në burg qeveria”, “Arrestoni Ramën”, “Arrestoni Berishën”, “Shqipëria në BE, pa Edi Ramën” brohorasin qytetarët në kor./Dosja.al

3 ORE ME PARE

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 127-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen! 

Dita e 127-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish sot
Foto ilustruse

TIRANA- Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 127-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se tre muaj, qytetarë të shumtë në numër mblidhen në Sheshin Skënderbej dhe më pas marshojnë drejt Kryeministrisë. Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.

Tubimet janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndaluar edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve.

Gjatë tubimeve, protestuesit ka brohoritur një zëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”,  “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi"./Dosja.al

Sondazh

Poll

Qytetari: Nesër të mblidhemi masivisht para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve...

Qytetari: Nesër të mblidhemi masivisht para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve...

"Bëni detyrën"/ Mjeku Ermal Pashaj: Deputetët të marrin në konsideratë interesat e qytetarëve

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Berisha njofton protestë kombëtare, zbulohet data e tubimit

Vatra e zjarrit në malin e Bukanikut ende aktive, vijojnë ndërhyrjet nga ajri dhe toka

Zjarri në Greshicë, humb jetën 70-vjeçari gjatë përpjekjes për ta shuar

I shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, arrestohet në Sauk i dënuari me 21 vite burg

Zjarri përfshin masivin me pisha në Gjinar, flakët përhapen drejt Pashtreshit

Berisha: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale janë amnisti për krimet zgjedhore

Berisha: SHISH i drejtuar nga Ergys Agasi ka përgjuar opozitën

Berisha: Paratë e drogës po rrënojnë ekonominë e vendit

Berisha: Roni Yeffet ka kontrolluar gjithçka në këtë vend, Rama i ka dhënë 40 milionë euro

Berisha kundër kullës te Tajvani: PD po mbledh firmat për peticion, do mbështesim protestat

Berisha: Në Strasburg denoncova narkoshtetin dhe funeralin shtetëror të Mlladiçit

Denoncimi i Berishës: Më kanë dërguar fotografinë e Vlora Hysenit duke hyrë në vilën e Ergys Agasit

'Flamingo Mirror'/ Rama: Shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren

Rama prezanton “Flamingo Mirror”: Është publikuar dosja e Zvërnec-Sazan

Dalja e opozitës jashtë institucioneve i intereson vetëm Ramës/ Berisha:Rruga e vetme është protesta

Reforma Territoriale/ Ndoka: Propozimi për 100 bashki nuk është efiçent, mund të kemi mbi 200

Reforma territoriale/ Blushi kërkon protestë kombëtare më 8 Tetor: Duhet të prijmë protestat

Reforma territoriale/ Berisha: Vendosa të këshillohem me aleatët për këtë çështje të rëndësishme

Kreu veprime të turpshme para shkollës artistike, këngëtari Erind Xhaferaj del para gjykatës

Zjarr masiv në Fushë-Krujë, flakët përhapen drejt banesave

Pas fjalimeve, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi

Situata problematike nga zjarri në Peqin, era e fortë përhap flakët

Berisha: Kërkojmë që shqiptarët të na votojmë për ato që do bëjmë

Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Dorëheqje!

Berisha: 8 mijë kilometra nga Tirana dhe shqiptarët e gjuajnë me vezë e domate

"50 milionë lekë ose biznesi hidhet në erë"/ Kërcënim me eksploziv në Peshkopi

Makina humbet kontrollin dhe del nga rruga në bypass-in e Fierit, lëndohet drejtuesi

Xhelal Mziu i hap dosjet në “fytyrë” Ulsi Manjajt: Shihni ç’bëhet këto janë budallallëqe…

Qindra qytetarë protestojnë para Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, kërkojnë miratimin e ligjit...

Zegjine Çaushi shkrin së qeshuri Komsionin e Ligjeve: Shkove bërë plazh e fjete gjumë...

Përplasje te Ligjet për reformën territoriale/ Korreshi: Ju e kishit ligjin si furrë...

Përplasje te Kuvendi, Erion Braçe konfrontohet me banorët e Memaliajt, ndërhyn...

Rama thirrje investitorëve e huaj: Mos e humbisni mundësinë për të investuar në Shqipëri

Rama: Turistët janë bërë ambasadorët më të mirë për vendin tonë

Qytetarët e Memaliajt kundër bashkimit me Tepelenën, dalin në protestë para Kryesisë së Kuvendit

Dy vatra zjarri ende aktive në Elbasan dhe Peqin

Vijon zjarri në Manati të Lezhës, sot pritet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve

Zjarri masiv në Galush të Peqinit/ Rrezikohen shtëpitë dhe bagëtitë, kërkohet ndërhyrje urgjente

Përplasje mes protestuesve dhe policisë! Efektivët tentojnë të bllokojnë marshimin e qytetarëve

Rozana Radi flet publikisht për videot intime të figurave publike: Kam familjen dhe partnerin tim

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Aurela Gaçe mbi videot intime të personazheve publikë: Nuk jam pjesë e asnjë videoje

Aksident tragjik në aksin Fushë-Krujë–Tiranë/ Humb jetën 22-vjeçari me origjinë egjiptiane

Bylykbashi: Blindojnë dhe mbushin apartamente me para, përdorin kondicionerë që të mos myken

Rama inspekton spitalin e ri të Kardiokirurgjisë: Nuk duhet të kemi kufizim në buxhetin e QSUT

Protestuesja përplaset me Kryemadhin: Nuk kam firmosur asnjëherë bordero shteti