Gazetari shqiptar që jeton në Francë, Genc Burimi, ka komentuar protestat e fundit në Francë, duke e vënë theksin te kriza e karburanteve dhe ndikimi që ajo mund të ketë në zhvillimet e ardhshme.
I ftuar në emisionin ‘Syri i Botës’ në SYRI TV, me moderatoren Dori Daka, Burimi tha se protesta e nisur nga gjimnazistët nuk është, sipas tij, ajo që mund të destabilizojë qeverinë franceze. Ai argumentoi se presioni kryesor do të lidhet me karburantet dhe kërkesat e sindikatave.
‘Shkëndija qenë rinia, nxënësit. Pse? Sepse këta kanë edhe mospërgjegjësi penale. Duhet ta kuptojmë këtë, sepse këta në Francë janë gjimnazistë, nga mosha 14 deri në 18 vjeç’, u shpreh Burimi. Sipas tij, protestat e gjimnazistëve mund të qetësohen, ndërsa qeveria do të përballet me një tjetër pikë presioni.
‘Jo, nuk e besoj. Tani, si e parashikoj? Shkëndija qenë rinia, nxënësit. Pse? Sepse këta kanë edhe mospërgjegjësi penale. Duhet ta kuptojmë këtë, sepse këta në Francë janë gjimnazistë, nga mosha 14 deri në 18 vjeç. Deri në 16 vjeç, ti nuk i ndjek dot penalisht nëse i sheh t’i vënë flakën derës së gjimnazit.
Por ajo parti që po organizon këto është e interesuar për këto gjëra, partia e Mélenchonit. Pra, partia e dytë e madhe e ekstremit, që parashikohet, sipas sondazheve, se dy partitë ekstreme do të jenë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Pra, edhe Le Pen i ekstremit të djathtë, edhe Mélenchon i ekstremit të majtë, që është sot mbrapa këtyre protestave.
E dinë fare mirë që me kaq ti nuk e destabilizon Macronin, as nuk i jep ndonjë radikalitet popullatës. Domethënë, çfarë do të fitosh? Sepse asnjë zgjidhje nuk del, asnjë revolucion nuk del në fund fare jashtë kutisë së votimit, meqenëse ti do të votosh pas shtatë muajsh. Përse të nxitohesh?
Ky është, le të thuash, një element që jep atë mundësi që kjo situatë do të qetësohet. Por, sigurisht, aty ku qeveria do të lëshojë pe, nuk do të jetë te gjimnazistët. Se çfarë do të bësh me gjimnazistët? Do t’u thuash atyre: rrini në shtëpi?
Do të jetë te karburantet. Prandaj, dje u çliruan 100 milionë litra naftë nga rezervat strategjike, sipas kërkesës së sindikatave. Kjo është baza, është karburanti.
Fati i Francës janë edhe zgjedhjet. Këto zgjedhje, sigurisht, edhe njëherë eksitojnë turmat, por zgjedhja është një fakt, sepse pas shtatë muajsh ti ke zgjedhje. Atë mllef që ke, shko dhe shprehe në kutinë e votimit.’, tha ndër të tjera Genc Burimi në SYRI TV.
© SYRI.net
Këlliçi: Rama fshihet pas ‘lodrave’ teknologjike, një muaj heshtje për audiopërgjimin e Ron Yeffet
VIDEO/ Aziri: Shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk u duhen shumë deputetë, por deputetë që ngrenë zërin
'VIDEO-mania’/ Kalaja: Qeveria ka nisur operacion shpëlarjeje truri për të mbuluar çështjet e mëdha