Musk do ta riemërojë SpaceXAI në SpaceXSI
Drejtori ekzekutiv i SpaceX, Elon Musk njoftoi të dielën se do ta riemërtonte njësinë e inteligjencës artificiale të kompanisë në SpaceXSI, pas përpjekjes së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të përdorur termin “superinteligjencë” në vend të “inteligjencës artificiale”.
“Po, do ta bëjmë atë ndryshim,” iu përgjigj ai një përdoruesi në X që e pyeste për mundësinë e riemërtimit të SpaceXAI në SpaceXSI.
Musk nuk dha asnjë informacion shtesë në lidhje me ndryshimin e emrit, as nuk dha një afat kohor të mundshëm se kur do të ndodhte ndryshimi.
Në një fjalim muajin e kaluar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Trump tha: “Nga kjo pikë e tutje, të gjitha dokumentet e Shteteve të Bashkuara, dhe shpresojmë që edhe ato të botës, do të ndryshojnë për të përdorur termin shumë më të saktë ‘super’ në vend të ‘artificial’. Pra, është super inteligjencë.”
Telefonata që mobilizoi autoritetet greke, alarm i rremë për bombë në Parlament
Kamionçina përmbyset gjatë transportit të një helikopteri ushtarak në Rusi (VIDEO)
Drejtori ekzekutiv i OpenAI paralajmëron: Mos besoni në gjykimin e Inteligjencës Artificiale
- 18:40 Telefonata që mobilizoi autoritetet greke, alarm i rremë për bombë në Parlament
- 18:30 Kamionçina përmbyset gjatë transportit të një helikopteri ushtarak në Rusi (VIDEO)
- 18:27 Drejtori ekzekutiv i OpenAI paralajmëron: Mos besoni në gjykimin e Inteligjencës Artificiale
- 18:05 Turqia: Komiteti i paktit të Mekës do të takohet në Riad më 5 tetor
- 17:56 Rusia godet urën e Kievit, pamjet nga sulmi (VIDEO)
- 17:45 A është rikthyer murtaja në Siberi? Panik në Rusi pas vdekjes së punëtores së laboratorit