E diel, 4 Tetor 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Inter piketon talentin që pritet të zëvendësojë Hakan Calhanoglu

Interi po planifikon të ardhmen e mesfushës dhe një nga emrat që ka përfunduar në listën e drejtuesve zikaltër është Alessandro Romano, talenti 20-vjeçar i Cagliarit.

Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, klubi milanez po monitoron nga afër mesfushorin, i cili ka spikatur me paraqitjet e tij në këtë fillim sezoni.

Reklamë

Romano shihet si një profil që përputhet me strategjinë e Interit për të investuar te futbollistët e rinj me potencial të madh zhvillimi.

E ardhmja e Hakan Calhanoglu, kontrata e të cilit përfundon në vitin 2027, mbetet një nga çështjet që do të ndikojnë në planet e zikaltërve. Në rast se palët nuk arrijnë marrëveshje për rinovimin, Romano mund të jetë një nga alternativat për të përforcuar mesfushën.

Interi synon të ndjekë një strategji të ngjashme me atë të transferimit të Nicolo Barellas nga Cagliari, megjithatë, për momentin bëhet fjalë për interesim dhe monitorim, pa një marrëveshje të konfirmuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.