MAGAZINË /

''Mos e shpërndani më'', u shfaq në videot e Adi Hilës, këngëtarja Blerina Matraku kërkon falje: Po e paguaj çnjerëzisht

''Më është cënuar privatësia''- shprehet këngëtarja teksa u bën thirrje qytetarëve që të mos i shpërndajnë më materialet intime.

Shkruar nga Versus

''Mos e shpërndani më'', u shfaq në videot e

Pas disa ditësh diskutimesh në rrjetet sociale për skandalin me videot intime, këngëtarja Blerina Matraku e cila shfaqet në një prej videove të kompozitorit Adi Hila, ka reaguar publikisht duke kërkuar falje. 

Në një postim të gjatë ku shprehet se është thjesht artiste e një profili të ulët artistik, Matraku bëri thirrje që videoja të mos shpërndahet më tej. Duke marrë përgjegjësinë mbi veprimet e saj, këngëtarja shprehet se i ishte cënuar privatësia. 

"Sot nuk dua te mbrohem, dua te kerkoj falje.I drejtohem se pari publikut, ç’do individi, qe eshte tronditur lenduar apo ndjere i prekur nga kjo situate…

Ju kerkoj ndiese me perulesi dhe vertetesi.Ju lutem, per vetem nje minute, hiqini nga mendja ato imazhe qe nuk perfaqesojne askend por cenojne gjithkend, dhe shikoni pertej, nje njeri, qe po perballet me sfiden me te madhe e me me pergjegjesi shoqerore e jo vetem, ate te moralit.

Nuk jam ketu per te justifikuar, jam ketu per te marre pergjegjesine time.

Kerkoj ndjese, per besimin, qe dikujt i dhashe ne momentet me vulnerabel te jetes sime, besim i cili mu perdor per arsye te paditura e te paidentifikuara ende.

I kerkoj ndjese Klaudias dhe vajzave te saj, per ç’do lot apo dhimbje te shkaktuar, gje qe do paguhet me drejtesi hyjnore.

Pamvaresisht se me eshte cenuar ne formen me çnjerezore te mundshme privatesia ime, marr pergjegjesine e veprimeve te mia te cilat, sikur ti paguaja me jete.

Jam thjesht nje artiste e nje profili te ulet artistik, pa fame, çmime e suport, nje grua e cila per fat te keq eshte perballur e vetme me sfidat e jetes e qe i eshte dashur te buzeqeshe me preteksin qe lotet ne sy, ishin lot gezimi…

Sot ju lutem publikisht, “Mjaft",

Mos shperndani me…Gabimi kerkon pergjegjesi, te cilen po e marr mbi supe dhe po e paguaj ç’njerezisht.

Dhimbja kerkon rrespekt.

Mjaft ju lutem.

Jam njeri, qe me eshte cenuar privatesia…

Perulesisht

Blerina Matraku

Shpresoj ta percjell mesazhin, sepse eshte shume veshtire te kap fillin ne keto momente".  Versus.al

Poll