“Masat e arrestit nuk kanë asnjë ‘higjienë drejtësie’”, Andoni: Rasti i SHISH nxori në pah papjekurinë institucionale (VIDEO)

4 Tetor 2026, 19:05Kronika TEMA
“Masat e arrestit nuk kanë asnjë ‘higjienë

Gazetari dhe analisti Ben Andoni ka kritikuar mënyrën se si funksionon sot pushteti i drejtësisë në Shqipëri, duke e cilësuar atë si “një nga pushtetet më problematikë në vend”.

Gjatë një bashkëbisedimi në Apostrof nga Bjorn Runa, Andoni tha se drejtësia është sot “më e stimuluar, më e ndihmuar, më e paguar”, por sipas tij e gjithë kjo forcë që i është dhënë nuk është shoqëruar gjithmonë me standarde të njëjta në mënyrën se si ushtrohet. “Masat e arrestit të tij nuk kanë asnjë lloj higjene drejtësie”, u shpreh ai, duke shtuar se sistemi “godet pa mëshirë” edhe në raste që kërkojnë, sipas tij, më shumë kujdes institucional.

Andoni u ndal veçanërisht te rasti i ish-drejtueses së SHISH-it, duke argumentuar se për institucione të rëndësisë së veçantë duhet të ekzistojnë protokolle të qarta edhe për mënyrën se si ekzekutohen masat e sigurisë.

“Kur flitet për institucione të rëndësisë së veçantë, duhet të ketë edhe një protokoll arresti”, tha ai. Sipas Andonit, fakti që masa iu komunikua ndërsa ajo ndodhej në një takim me rreth 70 kolegë të saj tregoi mungesë përgatitjeje dhe procedure.

“Dhe kjo e tregon vendin tonë edhe jo serioz, edhe të papërgatitur, por disi edhe kaotik”, përfundoi Andoni, duke e lidhur rastin me një problem më të gjerë të kulturës institucionale dhe të mënyrës se si ushtrohet pushteti i drejtësisë.

Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast: “Po përjetojmë një dekadencë cinike,” Ben Andoni: Pse skandalet nuk i befasojnë më shqiptarët

 

Lini një Përgjigje