Ka nisur protesta e 127-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Protesta vjen pas më shumë se katër muajsh qëndresë të pandërprerë, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se aksioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.
Tubimi është pjesë e një serie protestash të zhvilluara kundër qeverisë, me organizatorët që deklarojnë se do ta vazhdojnë qëndresën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
“Kam ardhur nga Diaspora. Shqipëria është në rrezik dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë dhe të vijmë”, u shpreh një qytetare gjatë protestës së 127-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Ajo tha se qëllimi i pjesëmarrjes në protesta është ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe ngriti akuza ndaj qeverisë për mënyrën se si po drejtohet vendi.
“Çfarë duhet të ndodhë akoma që të kuptohet që kjo qeveri po shkatërron të ardhmen?”, deklaroi protestuesja.













