LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasjet e vëllezërve Haklaj/ SPAK pezullon hetimet, motra e tyre bën ankimim në GJKKO

Ankimi do të shqyrtohet nga gjyqtarja Etleva Deda, e cila do të vendosë nëse hetimet do të vijojnë apo do të mbetet në fuqi vendimi për pezullimin e kallëzimit.

4 Tetor 2026, 18:57 Nga E.d
Vrasjet e vëllezërve Haklaj/ SPAK pezullon hetimet, motra e tyre
Vëllezrit Haklaj

TIRANA- SPAK ka pezulluar kallëzimin e Aishe dhe Muharrem Haklajt ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 15 personave të tjerë, lidhur me vrasjet e katër vëllezërve Haklaj: Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli. Vendimi i SPAK-ut u është komunikuar Aishe dhe Muharrem Haklajt përmes avokatit të tyre rreth 15 ditë më parë.

Pas vendimit, ata kanë paraqitur ankim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke kërkuar vijimin e hetimeve për çështjen. Ankimi do të shqyrtohet nga gjyqtarja Etleva Deda, e cila do të vendosë nëse hetimet do të vijojnë apo do të mbetet në fuqi vendimi për pezullimin e kallëzimit.

Në prill të vitit 2023, Aishe Haklaj e cila u kthye nga Suedia pas disa vitesh, u mor në pyetje për rreth 12 orë nga prokurorët e SPAK-ut, në cilësinë e kallëzueses. Në dëshminë e saj, Haklaj akuzoi kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe 14 persona të tjerë për përfshirje në vrasjet e katër vëllezërve të saj. Ngjarje kjo e ndodhur në Tropojë gjatë periudhës 1997–1999.

Në kallëzimin e depozituar në SPAK, ndaj Berishës dhe personave të tjerë ngrihen pretendime për vrasje me paramendim, krijim dhe pjesëmarrje në bandë të armatosur e organizatë kriminale, kryerje të veprave penale në kuadër të tyre, si dhe akte terroriste.

Pas kallëzimit të depozituar në vitin 2022 dhe pas një sërë veprimesh hetimore, prokurorja e SPAK, Elida Kaçkini ka vendosur pezullimin e hetimeve. Materialet e çështjes do t’i dërgohen Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera përgjegjëse. Kjo me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe sigurimin e provave të nevojshme.

Si nisi seriali i vrasjeve mes meshkujve, që detyroi ‘çikën’ të merrte hak për vëllezërit?

Vrasja e parë ka ndodhur  më 16 qershor të vitit 1997 në dalje të urës së Milotit, ku viktima është Sokol Haklaj, ndihmë  gjyqtar në rrethin e Skraparit, vëllai i parë i Haklajve. Këtu nisi e gjithë historia. Për ta shtuar numrin e gjakut të derdhur nga Haklajt në 5 janar 1998, vritet në Qafën e Luzhës, në një atentat me armë zjarri automatike Shkëlqim Haklaj, njëri prej djemve të familjes. Vëllai i tij i madh Fatmiri premtoi hakmarrje duke dorëzuar edhe uniformën e Policisë.  Në shtator të 1998 në qendër të Tiranës, Fatmiri vrau në një pritë deputetin e PD-së, Azem Hajdarin. Që prej vrasjes, Fatmiri nisi një konflikt edhe mes palëve politike lidhur me ‘porositësin’ e vrasësit të Azemit. Në 4 gusht 1999 vriten në afërsi të fshatit Cernicë, me mina të telekomanduara, Halil Haklaj e Feriz Kërrnaja, plagoset rëndë Fatmir Haklaj.

Shpëtoi për t’u vrarë në 4 nëntor të vitit 1999, në një pritë në fshatin Bujan, vetëm 50 metra larg shtëpisë së mikut të tij Jaho Salihi. Në 3 dhjetor 2000 është kryer ekzekutimi i Ylli Haklajt, me anë të një snajperi,  Vrasja e fundit e njerëzve të familjes Haklaj daton më 8 maj të vitit 2002 pranë spitalit të Bajram Currit ku mbetën të vrarë Elez Haklaj dhe i djali i tij, Çela. Këtu hyri në skenë edhe ‘gjakmarrësja’ e fundit nga radhët e Haklajve, Zylfia. Në vitin 2002, ajo vrau në mes të ditës në Tropojë Rasim Lumneshin dhe Ilir Gosturanin./Dosja.al

spak ankimim gjkko

Sondazh

Poll

Berisha njofton protestë kombëtare, zbulohet data e tubimit

Berisha njofton protestë kombëtare, zbulohet data e tubimit

Vatra e zjarrit në malin e Bukanikut ende aktive, vijojnë ndërhyrjet nga ajri dhe toka

Zjarri në Greshicë, humb jetën 70-vjeçari gjatë përpjekjes për ta shuar

I shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, arrestohet në Sauk i dënuari me 21 vite burg

Zjarri përfshin masivin me pisha në Gjinar, flakët përhapen drejt Pashtreshit

Berisha: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale janë amnisti për krimet zgjedhore

Berisha: SHISH i drejtuar nga Ergys Agasi ka përgjuar opozitën

Berisha: Paratë e drogës po rrënojnë ekonominë e vendit

Berisha: Roni Yeffet ka kontrolluar gjithçka në këtë vend, Rama i ka dhënë 40 milionë euro

Berisha kundër kullës te Tajvani: PD po mbledh firmat për peticion, do mbështesim protestat

Berisha: Në Strasburg denoncova narkoshtetin dhe funeralin shtetëror të Mlladiçit

Denoncimi i Berishës: Më kanë dërguar fotografinë e Vlora Hysenit duke hyrë në vilën e Ergys Agasit

'Flamingo Mirror'/ Rama: Shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren

Rama prezanton “Flamingo Mirror”: Është publikuar dosja e Zvërnec-Sazan

Dalja e opozitës jashtë institucioneve i intereson vetëm Ramës/ Berisha:Rruga e vetme është protesta

Reforma Territoriale/ Ndoka: Propozimi për 100 bashki nuk është efiçent, mund të kemi mbi 200

Reforma territoriale/ Blushi kërkon protestë kombëtare më 8 Tetor: Duhet të prijmë protestat

Reforma territoriale/ Berisha: Vendosa të këshillohem me aleatët për këtë çështje të rëndësishme

Kreu veprime të turpshme para shkollës artistike, këngëtari Erind Xhaferaj del para gjykatës

Zjarr masiv në Fushë-Krujë, flakët përhapen drejt banesave

Pas fjalimeve, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi

Situata problematike nga zjarri në Peqin, era e fortë përhap flakët

Berisha: Kërkojmë që shqiptarët të na votojmë për ato që do bëjmë

Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Dorëheqje!

Berisha: 8 mijë kilometra nga Tirana dhe shqiptarët e gjuajnë me vezë e domate

"50 milionë lekë ose biznesi hidhet në erë"/ Kërcënim me eksploziv në Peshkopi

Makina humbet kontrollin dhe del nga rruga në bypass-in e Fierit, lëndohet drejtuesi

Xhelal Mziu i hap dosjet në “fytyrë” Ulsi Manjajt: Shihni ç’bëhet këto janë budallallëqe…

Qindra qytetarë protestojnë para Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, kërkojnë miratimin e ligjit...

Zegjine Çaushi shkrin së qeshuri Komsionin e Ligjeve: Shkove bërë plazh e fjete gjumë...

Përplasje te Ligjet për reformën territoriale/ Korreshi: Ju e kishit ligjin si furrë...

Përplasje te Kuvendi, Erion Braçe konfrontohet me banorët e Memaliajt, ndërhyn...

Rama thirrje investitorëve e huaj: Mos e humbisni mundësinë për të investuar në Shqipëri

Rama: Turistët janë bërë ambasadorët më të mirë për vendin tonë

Qytetarët e Memaliajt kundër bashkimit me Tepelenën, dalin në protestë para Kryesisë së Kuvendit

Dy vatra zjarri ende aktive në Elbasan dhe Peqin

Vijon zjarri në Manati të Lezhës, sot pritet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve

Zjarri masiv në Galush të Peqinit/ Rrezikohen shtëpitë dhe bagëtitë, kërkohet ndërhyrje urgjente

Përplasje mes protestuesve dhe policisë! Efektivët tentojnë të bllokojnë marshimin e qytetarëve

Rozana Radi flet publikisht për videot intime të figurave publike: Kam familjen dhe partnerin tim

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Aurela Gaçe mbi videot intime të personazheve publikë: Nuk jam pjesë e asnjë videoje

Aksident tragjik në aksin Fushë-Krujë–Tiranë/ Humb jetën 22-vjeçari me origjinë egjiptiane

Bylykbashi: Blindojnë dhe mbushin apartamente me para, përdorin kondicionerë që të mos myken

Rama inspekton spitalin e ri të Kardiokirurgjisë: Nuk duhet të kemi kufizim në buxhetin e QSUT

Protestuesja përplaset me Kryemadhin: Nuk kam firmosur asnjëherë bordero shteti

Dyshohet se i vuri flakën tokave në fshatin Vasjar, kapet në flagrancë pranë vatrës së zjarrit...

Ursula von der Leyen mbërrin në Kosovë, protestuesit bllokojnë rrugën e eskortës së saj

Shtyrja e seancës gjyqësore, Kryemadhi: Bojkoti i avokatëve po përdoret për të frenuar arrestime...