Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, i ftuar në emisionin ‘Syri i Botës’ në SYRI TV me moderatoren Dori Daka, ka komentuar zhvillimet politike në SHBA dhe strategjinë e presidentit Donald Trump për zgjedhjet e mesmandatit. Kedhi tha se administrata Trump përballet me sfida të mëdha, veçanërisht në raport me zgjedhjet e ardhshme për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve.
Sipas tij, Trump po angazhohet personalisht në mobilizimin e bazës së Partisë Republikane, me synimin që axhenda e tij politike të mos pengohet nga një rezultat i favorshëm për demokratët amerikanë.
Ai tha se Trump u ka kërkuar mbështetësve të votojnë sikur emri i tij të ishte në fletën e votimit, duke theksuar rëndësinë që ka prania e presidentit në mobilizimin e bazës republikane.
Sipas nënkryetarit të PD-së, angazhimi i Trump lidhet me dy objektiva kryesore: vazhdimin e axhendës së tij legjislative dhe ruajtjen e shumicës republikane në Kongres.
Ai tha se Trump do të përpiqet të sigurojë që republikanët të mbajnë si Senatin, ashtu edhe Dhomën e Përfaqësuesve.
‘Sigurisht rreziku që paraqet e majta amerikane, siç e thashë, e kapur peng nga... nga pjesa më radikale e saj, nga e majta progresiste. Dhe thelbi, po themi, i të gjithë fjalimeve ishin dy: rreziku i komunizmit, që ne diskutuam të së bashku herën e fundit, dhe rreziku që vjen nga kartelet e krimit transnacional e të tjerë me radhë. Të cilat, kjo administratë i ka prioritet, siç e shikojmë edhe ne në Shqipëri nga të dërguarit e administratës amerikane, nga ambasadori apo të tjerë përfaqësues.
Ndoshta nga çfarë i kanë thënë si konsulentët që ai ka, stafi i vet e të tjerë me radhë, është ndjerë nevoja që ai të dalë në... në fushatë pikërisht për mobilizimin që ai u bën votuesve. Bazës së vet... ju e thatë, ai u ka thënë në fushatë edhe në konventë që votoni sikur të jem unë në fletën e votimit, sepse sa herë ka qenë ai në fletën e votimit, ka një tjetër energjizim, ka një tjetër punë në terren me bazën e vet me atë që quhen grassroots atje.
Dhe do të replikojë pikërisht këtë, për ato qëllime që unë i thashë dhe në fillim. Që e para axhenda e tij legjislative mos të stopohet nga një fitore e demokratëve amerikanë, dhe tjetra të jetë presidenti i parë po themi në shumë kohë... në... mbi dy dekada, që fiton zgjedhjet... që fiton zgjedhjet e mes-mandatit. Ndaj ai është i gatshëm që të bëjë çdo gjë që është e nevojshme që të arrijë këto rezultate dhe që republikanët të mbajnë Senatin dhe të mbajnë Dhomën e Përfaqësuesve.
Senati ka përshtypjen mund të jetë disi më i lehtë për t'u mbajtur, Dhoma e Përfaqësuesve disi më pak, po janë të dyja sfida shumë të mëdha, sidomos në këto shtetet sëing, sepse ekonomia është përgjithësisht, siç e ka thënë dhe Bill Clinton-i, tema kryesore në çdo gjë, sepse çdo njeri në fund të fundit shikon xhepat e vet. Në qoftë se në pjesën e sigurisë, Trump ka pasur një sukses të dukshëm, të prekshëm dhe nga qytetarët amerikanë me kufirin jugor... emigracioni i paligjshëm ka rënë jashtëzakonisht shumë, në mënyrë drastike, falë politikave të tij.
Por dhe çështja e sigurisë nëpër qytete... isha në Uashington vjet dhe më thoshin ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë situata aty, përpara se të vinte Trumpi, domethënë në atë moment... domethënë me një... me një vit pak a shumë të qeverisjes së presidentit Trump, sepse ndiheshin qytetarët më të sigurt me aksionet e policisë që ishin bërë, me fokusin më të madh dhe bashkëpunimin mes qeverisë federale dhe kryetares së Bashkisë së Uashingtonit. ‘, u shpreh Nikola Kedhi në SYRI TV.
© SYRI.net