AKTUALITET /

U kap me 1 ton drogë, Kina rrëzon dënimin me vdekje për shqiptarin Klaudio Kanani

Shqiptari nga Tepelena u ka kërkuar familjarëve të tij të mos shqetësohen duke u thënë se është mirë.

Shkruar nga Versus
U kap me 1 ton drogë, Kina rrëzon dënimin me vdekje për
Klaudio Kanani

Klaudio Kanani i ka shpëtuar dënimit me vdekje në Kinë ku ishte arrestuar për trafikun e 1 ton drogë. Pas vendimit nëpërmjet një video që është siguruar nga avokati i tij, Kanani u bën thirrje familjarëve që të mos shqetësohen.

“Mos u bëni merak, jam mirë më shëndet. Më ka marrë malli për juve. Unë këtu jam mirë por normal si në burg. Juve mos u shqetësoni për asnjë gjë  sepse unë nuk është se kam probleme jam mirë”, thotë i riu me origjinë nga Tepelena.

Ai shpreson e apelon tek shteti shqiptar për ti mundësuar transferimin e dënimit në një burg në vendin tonë. Gjykata e Apelit në provincën Guandong në Kinë ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për ta ndëshkuar Klaudion me dënimin kapital, pasi është akuzuar në shtetin komunist për trafik droge. Versus.al

Poll