E diel, 4 Tetor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Je i pastrehë? Të gjitha detajet si të përfitoni kredi për shtëpi

Qeveria ka prezantuar një program të ri për strehimin social, ku 7000 çifte apo individ do të mund të përfitojnë një banesë. 4000 çifte do të trajtohen ne kredi, ndërsa pjesa tjetër do të trajtohen me bonus qiraje, ku shteti do të paguajë 50% të vlerës. Dardana Grabovaj drejtore strehimi në ministrinë e ekonomisë gjatë një interviste për emsionin e-ZONE ndau të gjitha detajet e programit.

“2 mijë familje do të trajtohen me kredi me zero për qind interes, me kushtin që banesa të ketë një kosto 60 mijë euro. A ka banesa me këtë kosto? Po ka. Ne jemi konsultuar me grupet e interesit dhe në periferi të Tiranës ka apartamente të tilla që i vijnë në ndihmë familjeve në nevojë. Të drejtën për të aplikuar e kanë çdo kush që nuk ka një pronë në emrin e tij në hipotekë”, tha Grabovaj

Reklamë

Por ka dhe një skemë të dytë, ku çiftet do të mund të përfitojnë kredi me 3% interes.

“2 mijë çifte të tjera do të kenë mundësi të përfitojnë kredi me interes 3 % vetëm në rast se ata do të gjejnë një banesë, e cila do të luhatet në kufijtë e 60 deri në 200 mijë eurove. Këto kufij janë rritur ndjeshëm nga kufijtë aktualë që aplikohen, ku maksimumi i vlerës së banesës arrin në 120 mijë euro. Më këto dy masa ne i japim mundësi shumë çifteve që në varësi të kushteve të tyre të gjejnë vetën në një nga skemat-sqaroi më tej drejtorja e strehimit“, shtoi ajo.

Paketa e tretë që synon të adresojë çështjet e strehimit lidhet me bonusin e qirave. Janë të shumë ato familje që jetojnë me qira dhe qeveria synon që 3000 raste ti mbështesë me 50% të vlerës së qirasë mujore.

“Ne jemi në diskutime ende nëse qiraja mujore do të jetë 400 apo 500 euro. Me miratimin në parlament këto kufij do të qartësohen dhe qeveria do të subvencionojë 200 apo 250 euro të qirasë në muaj“, tha Grabovaj.

Paketa ligjore pritet të miratohet gjatë mujit tetor në parlament për të nisur zbatimin në nëntor. Ndërsa aplikohet dhe përfituesit do të shpallet gjatë vitit 2027.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.