Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tragjedi në Greqi/ Dy të rinj shqiptarë përplasen me motomjete dhe humbin jetën, ishin miq

    Kurthi i ri i Ukrainës/ Tela me gjemba inteligjentë, pajisja pret kabllot me fibra optikë që kontrollojnë dronët

    Turqia goditet nga tre tërmete të njëpasnjëshme, lëkundja më e fortë arrin magnitudën 5.2 ballë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Kurthi i ri i Ukrainës/ Tela me gjemba inteligjentë, pajisja pret kabllot me fibra optikë që kontrollojnë dronët
    Botë

    Kurthi i ri i Ukrainës/ Tela me gjemba inteligjentë, pajisja pret kabllot me fibra optikë që kontrollojnë dronët

    October 4, 2026
    Kurthi i ri i Ukrainës/ Tela me gjemba inteligjentë, pajisja pret kabllot me fibra optikë që kontrollojnë dronët

    Ukraina ka nisur të përdorë në fushëbetejë një pajisje të re kundër dronëve rusë me fibra optike, që funksionon duke u prerë kabllot, përmes të cilave operatorët kontrollojnë dronët.

    Teknologjia vjen në kohën kur ushtritë në mbarë botën po kërkojnë mënyra për t’u mbrojtur nga këta dronë. Pajisja ukrainase, e prezantuar në shtator, është krijuar për t’i këputur fizikisht kabllot me fibra optike, që përdoren për kontrollimin e shumë dronëve.

    Ndryshe nga dronët që kontrollohen përmes radio-sinjaleve, dronët me fibra optike nuk mund të ndalen duke ua bllokuar sinjalin elektronik. Ata janë përdorur edhe në konfliktin në Mianmar, si dhe në sulme vdekjeprurëse kundër forcave izraelite. Përdorimi i tyre ka nxitur edhe Izraelin që t’i intensifikojë përpjekjet për të gjetur mënyra efektive për t’u mbrojtur prej tyre.

    Drejtori i kompanisë ukrainase që ka zhvilluar pajisjen i tha Radios Evropa e Lirë se “dhjetëra” sisteme të tilla u janë dërguar, ditëve të fundit, njësive ukrainase në vijën e frontit.

    Pajisja ngjan me një gardh për bagëti dhe është rreth 80 centimetra i lartë. Kur sensori i tij akustik dikton një dron në afërsi, sistemi aktivizohet: motorët elektrikë vënë në lëvizje tela të pajisur me grepa të mprehtë, të ngjashëm me tela me gjemba, në një zonë të posaçme për kapjen dhe prerjen e kabllove.

    Kur kablloja me fibra optike kapet dhe pritet, lidhja fizike mes dronit dhe operatorit që e kontrollon ndërpritet. Kompania e prodhimit pretendon se sistemi arrin t’i këpusë kabllot në 95 për qind të rasteve.

    dronë fibra optike fronti ukrainas kabllo me fibra optike konflikt Ukrainë-Rusi kundër dronëve lufta elektronike Lufta në Ukrainë mbrojtja kundërdron pajisje antidrone pajisje ushtarake siguria ushtarake teknologji mbrojtëse teknologji ushtarake tela me gjemba Ukrainë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tragjedi në Greqi/ Dy të rinj shqiptarë përplasen me motomjete dhe humbin jetën, ishin miq

    October 4, 2026

    Kurthi i ri i Ukrainës/ Tela me gjemba inteligjentë, pajisja pret kabllot me fibra optikë që kontrollojnë dronët

    October 4, 2026

    Turqia goditet nga tre tërmete të njëpasnjëshme, lëkundja më e fortë arrin magnitudën 5.2 ballë

    October 4, 2026

    Forcojnë zemrën dhe trurin, ja përse duhet t’i konsumoni frutat e thata

    October 4, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.