Të shtëna në një festë në SHBA, 2 të vdekur dhe të paktën 35 të plagosur

4 Tetor 2026 | 20:18

Dy persona u vranë dhe deri në 35 të tjerë u plagosën në të shtënat masive që ndodhën në orët e para të mëngjesit në Georgia, SHBA, gjatë një feste.

Sipas Byrosë së Hetimeve të Georgias të shtënat ndodhën afërsisht në orën 1:25 të mëngjesit kur më shumë se 1,000 njerëz ishin mbledhur në një festë në natyrë. Policia ishte tashmë në vendngjarje, duke monitoruar turmën.

Një video që qarkullon në internet tregon momentin kur, menjëherë pas të shtënave, pjesëmarrësit e tmerruar përpiqen të shpëtojnë duke shkelur njëri-tjetrin, me policinë që përpiqet t’i ndalë. 

Mjeku ligjor i Qarkut Dooly, Brett Walsh, konfirmoi se dy burra, të moshës 20 dhe 23 vjeç, u vranë në të shtënat. Familjet e tyre janë njoftuar, por identitetet e dy viktimave nuk janë bërë të ditura ndërsa hetimi është duke vazhduar.

Sherifi i Qarkut Dooly, Craig Peavy, tha se të paktën 50 persona u qëlluan në të paktën dy vende të ndryshme, rreth një bllok larg njëri-tjetrit. Sipas sherifit, 25 persona u dërguan në spitale, ndërsa numri i përgjithshëm i të plagosurve mund të arrijë në 35.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu urdhëron shqyrtimin e masave të sigurisë në fluturimet ndërkombëtare për në Izrael

Kryeministri izrael, Benjamin Netanyahu ka udhëzuar shefin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Shmuel Ben Ezra, të emërojë një inspektor i cili do të kryejë një...
19:57 | 04/10/2026

Jep dorëheqjen ministri iranian i naftës

Ministri i Naftës i Iranit, Mohsen Paknejad ka dhënë dorëheqjen këtë të diele. Mësohet se Hamid Bovard, drejtor ekzekutiv i Kompanisë Kombëtare të Naftës Iraniane,...
19:47 | 04/10/2026

Musk do ta riemërojë SpaceXAI në SpaceXSI

Drejtori ekzekutiv i SpaceX, Elon Musk njoftoi të dielën se do ta riemërtonte njësinë e inteligjencës artificiale të kompanisë në SpaceXSI, pas përpjekjes së Presidentit...
18:57 | 04/10/2026