AKTUALITET /

Probleme me llogaritë bankare të qytetarëve? Raiffeisen: Situata është zgjidhur, nuk pati sulm kibernetik

Banka siguron qytetarët se nuk pati sulm kibernetik dhe se të dhënat e tyre janë të sigurta.

Shkruar nga Versus

Probleme me llogaritë bankare të qytetarëve? Raiffeisen: Situata

Pas ankesave të shumta të qytetarëve lidhur me rrjedhje të shumave të parave nga llogaria duke u paraqitur si ''tërheqje nga ATM'', Raiffeisen Bank ka reaguar duke bërë me dije se tani situata është normalizuar.

Duke pranuar problematikën e hasur, banka njofton se situata është zgjidhur dhe se nuk ka patur kompromentim të të dhënave të qytetarëve. 

''Gjatë ditës së sotme, disa nga klientët tanë kanë hasur përkohësisht ndryshime në balancat e llogarive të tyre, të lidhura me disa transaksione me kartë. Situata është adresuar plotësisht dhe balancat e llogarive pasqyrojnë gjendjen e saktë.
Dëshirojmë gjithashtu të sqarojmë se nuk është identifikuar asnjë akses i paautorizuar në sistemet e Bankës, nuk ka pasur komprometim të të dhënave të klientëve dhe nuk është evidentuar asnjë incident i sigurisë kibernetike. Ju falënderojmë për mirëkuptimin, durimin dhe besimin tuaj të vazhdueshëm''- thuhet në njoftim. Versus.al

Probleme me llogaritë bankare të qytetarëve? Raiffeisen: Situata

Poll