Kronikë
Motori del nga rruga, 28-vjeçari në Ksamil merr dëmtime në kokë dhe këmbë, niset drejt spitalit

Një aksident ka ndodhur në Ksamil, ku një motor ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i tij.
I plagosuri është Dhimitër Malaj, 28 vjeç, banues në Ksamil. Ai është transportuar me autoambulancë drejt urgjencës së spitalit të Sarandës
Sipas bluzave të bardha, 28-vjeçari ka marrë dëmtime në kokë dhe në këmbë dhe, pas marrjes së ndihmës së parë, është shtruar në pavijonin e kirurgjisë për trajtim të specializuar.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




