Dita e 127-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria 4 Tetor, 19:12 “Shqip&...
Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria 4 Tetor, 19:12 “Shqip&...
Lufta Ukrainë-Rusi/ Zelensky: Rusia po përshkallëzon bombardimet për të dobësuar rezistencën e Ukrainës ...
Zjarr në Marglliç, digjen qindra rrënjë ullinj shekullor 4 Tetor, 15:53 VIDEO/ Zjarri në Greshic&e...
Helmimi i fëmijëve në Korçë, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke 3 Tetor, 20:01 A...
Sipas tij, reforma administrative dhe territoriale duhet të garantojë akses më të mirë të qytetarëve në shërbime dhe burime.
TIRANA- Mjeku Ermal Pashaj ishte një nga folësit në protestën e ditës së sotme. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se përmes protestës qytetarët e kanë përfaqësuar dejësisht vendin.
Ai u bëri thirrje deputetëve që të marrin në konsideratë interesat e qytetarëve në vendimmarrjet e tyre, veçanërisht lidhur me reformën administrative dhe territoriale. Sipas tij, reforma administrative dhe territoriale duhet të garantojë akses më të mirë të qytetarëve në shërbime dhe burime.
Kjo veçanërisht për banorët e zonave jashtë qendrave të mëdha. Pashaj deklaroi se vendimet e qeverisë, kanë ndikuar drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe kërkoi më shumë transparencë në procesin e hartimit të politikave.
Mjeku Ermal Pashaj: U bënë 127 ditë sot që na sjellin në shesh për të kërkuar të drejtën tonë, për të qenë të përfaqësuar denjësisht. Shumë herë kemi parë që veprimet e qeverisë kanë qenë arbitrare ndaj interesave të popullit, kanë prekur jetën në çdo qelizë. Ndër to, kemi parë që, në vend që të ndërmerren nisma transparente për t’i dhënë kapacitetin e përfaqësimit dinjitoz të qytetarëve, ato janë drejtuar 180 gradë në krahun e kundërt dhe po çojnë ujë vetëm në burimet e interesit thellësisht politik të kësaj qeverie.
Në ditët në vazhdim do të votohen në Parlament edhe reforma administrative dhe territoriale. Shpesh qytetarët janë detyruar të shkojnë drejt qendrave të mëdha, duke krijuar pamundësi në aksesin në burimet e resurseve për të pasur një jetë sa më dinjitoze. Të gjitha këto nuk kanë përfaqësuar interesin kombëtar, ky interes po përdhoset. Ky interes nuk parashikon se cilat do të jenë mekanizmat që individët do të duhet të shfrytëzojnë për të përdorur tokën e tyre, për të shfrytëzuar resurset e tyre dhe për t’i pasur në benefitin e vet.
Kemi bërë një peticion për t’i kërkuar qeverisë dhe të gjithë deputetëve të Parlamentit të shpallin me ndërgjegjen e tyre një mekanizëm ku të tregojnë se qasja dhe politikëbërja nuk është totalisht kundër qytetarëve të këtij vendi. Kjo kërkesë do t’u drejtohet të gjitha grupeve parlamentare, për vendimet që duhet të marrin dhe kartonat që duhet të ngrenë.
Mos çoni ujë në ato toka që pjellin vetëm vota për qeverinë. Çoni ujë në ato toka për të punuar njerëzit dhe për të prodhuar për gjithë Shqipërinë, në ato toka për t’i dhënë frymë Shqipërisë. Mos përdhosni dinjitetin dhe t’i katandisni këta njerëz që të ikin nga Shqipëria. Kaq e thjeshtë është. Jepuni mundësi të gëzojnë tokën e tyre, të marrin dijen për të ushtruar veprimtaritë e tyre prodhuese në të gjitha zonat.
Tregoni një herë të vetme në jetën tuaj se mund të jeni edhe përkrah qytetarëve të thjeshtë, tregoni se mund të vini emrin në një gur themeli që Shqipëria do ua dijë ndër vite. Ne jemi këtu si qytetarë, për t’i thirrur ndërgjegjes suaj që ajo të shërbejë për kombin. Një letër dhe email do t’u shkojë grupeve parlamentare për t’i sensibilizuar sadopak në veprimtarinë e tyre parlamentare.
Shqipëria duhet të jetë e shqiptarëve, për ta shfrytëzuar atë në më të mirën e mundshme. Dhe sado të jenë shqiptarët të këqij, nuk do të jenë kurrë aq të këqij sa të shëmben tokën e tyre, sa të përdhosin tokën e tyre. Ata janë të vetmit që mund ta punojnë dhe jetojnë atë me dinjitet. Mos u hiqni mundësinë. Ne shpresojmë akoma se keni dinjitet. Bëjini Shqipërisë detyrën që jeni betuar para Kushtetutës dhe duhet ta bëni./Dosja.al
Pamje TIRANA- Qytetarët vijojnë protestat kundër qeverisë prej 127 ditësh. Tashmë ata janë zhvendo...
Foto ilustruse KSAMIL- Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Ksamil, ku një motor ka dalë nga rruga. Si p...
Pamje ELBASAN- Një rradhë kilometrike është bërë në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, gjë e cila ka krijuar ...
Foto ilustruse TIRANA- Protesta në Tiranë po vijon prej 127 ditësh. Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej ka nisur marshimi i qyt...
Vëllezrit Haklaj TIRANA- SPAK ka pezulluar kallëzimin e Aishe dhe Muharrem Haklajt ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 15 personave t&eu...
Foto ilustruse TIRANA- Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 127-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për m&...
Viktimat GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën si pasojë ...
Pamje FIER- Një zjarr i madh ka rënë ditën e sotme në Marglliç të Fierit, gjë e cila ka shkaktuar një s...
Foto ilustruse TIRANA- Këshilli i Lartë i Prokurorisë po përballet me vonesa në procesin e vlerësimit të kandidat&e...
“Flamingo Mirror” TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas hapjes së platformës online “Flamingo Mirror”, duke e...