“Territorialja”, Vizion Plus siguron mendimin e 14 bashkive që refuzojnë shkrirjen, kundër edhe Erion Veliaj

Nesër, Komisioni i Ligjeve do të miratojë hartën e re territoriale që e ndan vendin në 46 bashki.
Vizion Plus ka siguruar mendimin që 14 nga 15 bashkitë që shkrihen i kanë dërguar Kuvendit, duke kundërshtuar këtë hartë.
E vetmja bashki pro shkrirjes është ajo e Belshit, ndërsa të tjerat janë shprehur kundër.
Bie në sy se në Tiranë, kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është shprehur kundër hartës territoriale, por kryetari i Këshillit të Qarkut është shprehur pro.
Bashkitë që janë shprehur kundër janë:
Bashkia Fushë-Arrëz
Bashkia Klos
Bashkia Rrogozhinë
Bashkia Dimal
Bashkia Poliçan
Bashkia Patos
Bashkia Divjakë
Bashkia Selenicë
Bashkia Maliq
Bashkia Këlcyrë
Bashkia Memaliaj
Bashkia Libohovë
Bashkia Cërrik
Bashkia Përrenjas
Kujtojmë se ndryshimet e propozuara kanë krijuar edhe përplasje në mbledhjet e zhvilluara në këshillat bashkiakë në vend, që kanë shprehur me votë pranimin ose mosdakordësinë.
Drafti për Reformën Territoriale të hartuar nga Partia Socialiste dhe ekspertët e saj është depozituar sot në Kuvend dhe përmban disa ndryshime me rëndësi për hartën e vendit.
Sipas draftit, do të shkrihen 15 bashki dhe numri i tyre do të shkojë në 46.
Po ashtu, parashikohet që Shqipëria të jetë e ndarë në 387 njësi administrative në total
Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka sugjeruar që Shqipëria do të organizohet në gjashtë rajone, më konkretisht: Shkodër-Lezhë, Dibër-Kukës, Tiranë-Durrës, Elbasan-Korçë, Fier-Berat dhe Vlorë-Gjirokastër.
Sa i përket numrin e bashkive në të gjithë vendin, PD propozon 100 bashki.




