
Artef Leka, shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej dhjetorit 2021, është ekstraduar mbrëmjen e sotme nga Brazili drejt Shqipërisë.
Leka kërkohej nga Interpoli sepse ishte dënuar nga Gjykata e Shkodrës për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur, mbetur në tentativë”.
Pas procedurave të ekstradimit, ai pritet t’u dorëzohet autoriteteve shqiptare për vuajtjen e dënimit të dhënë nga drejtësia shqiptare. Versus.al

