Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksident i rëndë në Ksamil, plagoset në kokë dhe këmbë drejtuesi 28-vjeçar (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i rëndë në Ksamil, plagoset në kokë dhe
Foto ilustruese: Ambulancë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ksamil, ku drejtuesi i një motori ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, shtetasi Dhimitër Malaj, 28 vjeç, banues në Ksamil. I riu është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Sipas bluzave të bardha, 28-vjeçari ka pësuar dëmtime në kokë dhe në këmbë. Pas trajtimit fillestar, ai është shtruar në pavijonin e kirurgjisë, ku po merr trajtimin e nevojshëm të specializuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese