Georgina Rodríguez është përfshirë në polemikën mes Cristiano Ronaldos dhe trajnerit të Portugalisë, Jorge Jesus, pas vendimit për ta lënë sulmuesin në stol gjatë ndeshjes ndaj Norvegjisë.
Partnerja e Ronaldos publikoi në Instagram një story ku shpërndau një deklaratë që i atribuohej ish-trajnerit të Manchester United, Sir Alex Ferguson.
Në të kritikohej vendimi për ta grumbulluar Ronaldon me kombëtaren, nëse trajneri nuk kishte ndërmend ta aktivizonte.
Nëse Jorge Jesus e dinte se nuk kishte ndërmend ta përdorte, atëherë pse e grumbulloi që në fillim? Për të treguar autoritet? Kjo nuk është autoritet, por pasiguri
-thuhej në deklaratën e publikuar.
Megjithatë, citimi rezultoi të ishte i rremë dhe nuk ka prova të besueshme që Ferguson ta ketë bërë një deklaratë të tillë.
Georgina e shoqëroi postimin edhe me një koment personal ndaj trajnerit portugez:
Nuk e di si ky njeri mund ta mbajë emrin e Krishtit
-duke iu referuar emrit Jorge Jesus.
Postimi qëndroi online vetëm për pak minuta, përpara se Rodríguez ta fshinte. Ndërkohë, polemikat rreth marrëdhënies mes Ronaldos dhe Jorge Jesus kanë vijuar pas vendimit për të mos e aktivizuar sulmuesin në ndeshjen ndaj Norvegjisë.