Kenan Yildiz është rikthyer në listën e objektivave kryesorë të Real Madridit për merkaton e ardhshme.
Sipas “Corriere dello Sport”, madrilenët po përgatisin një lëvizje konkrete për talentin turk.
“Los Blancos” e kishin pyetur për Yildizin që në dimrin e vitit 2025, me Xabi Alonson që e shihte si një objektiv të rëndësishëm.
Tani, interesi i Realit është rikthyer dhe një ofertë zyrtare mund të mbërrijë në muajt e ardhshëm.
Juventusi, ndërkohë, e konsideron 21-vjeçarin një prej shtyllave të projektit dhe ia ka zgjatur kontratën deri në vitin 2030.
Megjithatë, situata mund të ndryshojë nëse bardhezinjtë dështojnë sërish të sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
Në një skenar të tillë, Juventusi mund të shqyrtojë shitjen e Yildizit në verën e vitit 2027.
Klubi italian e kishte vlerësuar talentin turk në rreth 100 milionë euro.
Reali nuk duket i frikësuar nga kjo shifër dhe kërkon të forcojë repartin ofensiv për vitet e ardhshme.
Në Madrid, Yildiz do të mund të konkurronte drejtpërdrejt me Vinicius Junior për krahun e majtë.
Por për firmën e tij do të ketë konkurrencë të fortë nga Arsenali dhe Bayern Munichu.
Londinezët kërkojnë përforcime në krahun e majtë, ndërsa Bayerni e njeh Yildizin që nga koha kur ai ishte pjesë e akademisë së klubit.
Saga për talentin turk pritet të jetë një prej historive më interesante të merkatos së vitit 2027.
© SYRI.net
Trajneri i Kosovës/ Foda: Para dy vitesh barazimi me Austrinë do na gëzonte, sot mërzitemi
Tomas Myler del në krah të Jurgen Klop: Ka përvojën dhe aftësitë e duhura
Kosova ndan pikët me Austrinë, gara mbetet e hapur për vendin e parëBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: