Trajneri i Kosovës/ Foda: Para dy vitesh barazimi me Austrinë do na gëzonte, sot mërzitemi

Trajneri i Kosovës/ Foda: Para dy vitesh barazimi me Austrinë do na gëzonte, sot mërzitemi

20:54, 04/10/2026

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka folur pas barazimit të Kosovës me Austrinë.

Kosova e Austria u ndanë në paqe në “Fadil Vokrri”, me shifrat 1-1.

Pas ndeshjes, tekniku i Kosovës u shpreh i lumtur me angazhimin e lojtarëve, në atë që e cilësoi si “ndeshje të madhe”.

“Lojë përfundimisht e mirë, e madhe. Atë që e kemi diskutuar, lojtarët e kanë zbatuar. Jam shumë i kënaqur me ekipin, me secilin prej lojtarëve. Kishim mundësi të shënojmë edhe për 2-0. Ishim të përqendruar si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. E pritëm një fitore, por nuk doli ashtu”, ka thënë Foda fillimisht.

Ai tha se lojtarët janë pak të mërzitur nga kjo ndeshje.

“Lojtarët janë pak të mërzitur. Para dy vjetësh erdha dhe në atë kohë me një barazim 1-1 me Austrinë do të ishim të gëzuar. Sot janë të mërzitur. Austria është skuadër e madhe. Është e 23-ta në ranglistën e FIFA-s. Ka luajtur në Botëror e Evropian. Tani presim jo vetëm barazime, por edhe fitore me ekipet e mëdha”, ka shtuar Foda.

“Kam besim të plotë në ekip, përndryshe nuk do të isha trajner. Jam krenar që secili lojtar luajti më shumë minuta se që në fakt ka mundur”, e mbylli ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco