Dita e 127-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria 4 Tetor, 19:12 “Shqip&...
Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria 4 Tetor, 19:12 “Shqip&...
Lufta Ukrainë-Rusi/ Zelensky: Rusia po përshkallëzon bombardimet për të dobësuar rezistencën e Ukrainës ...
Zjarr në Marglliç, digjen qindra rrënjë ullinj shekullor 4 Tetor, 15:53 VIDEO/ Zjarri në Greshic&e...
Helmimi i fëmijëve në Korçë, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke 3 Tetor, 20:01 A...
Vetëm 14.34% e individëve në Shqipëri të moshës 16–74 vjeç u përpoqën të verifikonin vërtetësinë e informacionit ose përmbajtjes që gjetën në internet, duke përdorur burime të tjera, sipas raportit të Eurostat për vlerësimin e të dhënave, informacionit dhe përmbajtjes digjitale.
TIRANË- Në një kohë kur lajmet, informacioni dhe përmbajtjet që konsumojmë çdo ditë kalojnë gjithnjë e më shumë përmes ekranit të telefonit apo kompjuterit, një pjesë shumë e vogël e shqiptarëve shkon një hap më tej, të kontrollojë nëse ajo që lexon online është e vërtetë.
Vetëm 14.34% e individëve në Shqipëri të moshës 16–74 vjeç u përpoqën të verifikonin vërtetësinë e informacionit ose përmbajtjes që gjetën në internet, duke përdorur burime të tjera, sipas raportit të Eurostat për vlerësimin e të dhënave, informacionit dhe përmbajtjes digjitale.
Kjo e vendos Shqipërinë ndër vendet me përqindjen më të ulët në Europë dhe shumë poshtë mesatares së Bashkimit Europian, prej 29.16%.
Shqipëria renditet e treta nga fundit në Europë në këtë tregues. Përqindje edhe më të ulëta u regjistruan në Greqi, me 9.78%, dhe Serbi, me 11.13%. Pas Shqipërisë vijnë Lituania me 14.92%, Turqia me 16.93%, Bosnjë-Hercegovina me 18.02% dhe Rumania me 18.19%.
Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, individët e Malit të Zi regjistruan një verifikim informacioni pak më të lartë, në nivelin e 21.43%. Individët e Maqedonisë së Veriut janë më skeptikët për lajmet online në rajon, me 24.22%, që e verifikojnë informacionin.
Në anën tjetër të tabelës janë vendet ku verifikimi i informacionit online është shumë më i përhapur. Irlanda kryeson me 63.64%, e ndjekur nga Holanda me 53.06% dhe Luksemburgu me 45.24%. Suedia shënon 44.61%, Finlanda 39.60%, ndërsa Belgjika 36.25%.
Në total, rreth 3 në 10 persona në BE verifikuan në vitin 2025 vërtetësinë e informacionit ose përmbajtjes që gjetën në internet. Eurostat e mat këtë tregues përmes anketës mbi përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit nga individët.
Sipas Eurobarometrit të Komisionit Europian, në një mjedis ku informacioni online është bërë pjesë e përditshmërisë, rreziku i përballjes me përmbajtje të rreme apo manipuluese është gjithnjë më i madh.
Po sipas këtij raporti, 66% e europianëve thonë se janë përballur të paktën herë pas here me dezinformim apo lajme të rreme, ndërsa 82% e konsiderojnë informacionin e rremë ose që shtrembëron realitetin një problem për demokracinë./Monitor
TIRANË- Shqipëria u përfshi në zonën e Europës Jugore që regjistroi temperatura dukshëm mbi normalen gjatë ver&eu...
foto ilustruese TIRANË- Dita e sotme pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm, ndërsa sipas parashikimit të Institutit ...
Foto ilustruse ZVICRA- Policia e Lucernës në Zvicër ka arrestuar një 49-vjeçar shqiptar, i dyshuar për trafikim të...
Elisabeta Mataj DURRËS- Djali i ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj ka dhunuar një punonj&...
Anton Hofreiter TIRANA- Kryetar i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman, Anton Hofreiter ka deklaruar se Shqip&eu...
Foto ilustruse TIRANA- Artef Leka i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej dhjetorit të vitit 2021, ësht&e...
Klaudio Kanani Top Channel ekskluzivisht ka siguruar një video ku për herë të parë shfaqet Klaudio Kanani, i cili i shpëtoi d...
Mjeku Ermal Pashaj TIRANA- Mjeku Ermal Pashaj ishte një nga folësit në protestën e ditës së sotme. Gjatë fjalë...
Foto ilustruse KSAMIL- Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Ksamil, ku një motor ka dalë nga rruga. Si p...
Pamje ELBASAN- Një rradhë kilometrike është bërë në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, gjë e cila ka krijuar ...