
Sot 500 shkolla në të gjithë Francën do të mbeten të mbyllura, plotësisht ose pjesërisht, për shkak të protestave studentore që kanë tronditur vendin ditët e fundit, deklaroi Ministri Francez i Arsimit, Edouard Geffray.
“Mësimi do të pezullohet plotësisht ose pjesërisht në rreth 400-500 shkolla të mesme sepse nuk ekzistojnë kushtet e nevojshme të sigurisë”, tha ministri, duke shtuar se 24 institucione janë djegur ose plaçkitur që nga fillimi i lëvizjes.
Nxënësit e shkollave të mesme franceze po ankohen se progresi i tyre akademik po kompromentohet nga faktorë si mungesat e larta të mësuesve, ditët tepër të gjata të shkollës dhe mjediset e rrënuara, ndër të tjera.
Ministri Geffray deklaroi se do të ketë një "kthim të pjesshëm dhe gradual në mësim", ndërsa kreu i qeverisë po përpiqet të gjejë një rrugëdalje nga kriza duke vënë në tryezë “pesë projekte” dhe duke kërkuar “vendime” para fundit të muajit. (A2 Televizion)