AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Drafti për Kodin e Procedurës Penale vendos regjimin e ‘censurës paraprake’ në media

Projektligji i propozuar nga qeveria për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale kufizon në mënyrë drastike raportimin mediatik mbi dosjet hetimore, duke rrezikuar sipas ekspertëve vendosjen e një regjimi censure paraprake në shkelje të Kushtetutës, duke goditur gazetarinë e pavarur dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
34 seconds më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
rama kodi
Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale. Foto: LSA.

Pas çdo hetimi të bujshëm të Prokurorisë së Posaçme me protagonistë zyrtarët e lartë të qeverisë së tij, kryeministri Edi Rama ka gjetur gjithmonë një shteg për të akuzuar median.

Në shkurt të këtij viti, Rama doli në mbrojtje të ish-drejtoreshës nën akuzë të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, duke e konsideruar raportimin mediatik për çështjen e saj penale si “masakër me bomba artizanale, tenxhere më tenxhere”.

Në fillim të marsit, skena u përsërit në mënyrë edhe më agresive kur kryeministri njoftoi para grupit parlamentar vendimin e mazhorancës kundër heqjes së imunitetit të ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Përballë të dhënave nga dosja hetimore të publikuara nga mediat mbi mënyrën se si diktoheshin tendera me vlerë qindra milionë euro, Rama akuzoi gazetarët se përdoreshin prej akuzës “si forca paramilitare të fajësimit dhe të asgjësimit publik të subjekteve të tyre”.

Kryeministri e reduktoi zbardhjen e aferave të dyshuara të korrupsionit në një zhurmë që “zien pa pushim në 700 tenxheret e pazarit tonë mediatik e politik” dhe në “fantazi perverse të rrjeteve sociale”.

Në fund të shtatorit, kryeministri kritikoi sërish rrjedhjen në media të fragmenteve nga dosja hetimore ndaj shefes së shërbimit sekret, Vlora Hyseni, e cila akuzohet për nxjerrje të sekreteve shtetërore dhe përkrahjes së autorit të krimit në favor të Ergys Agasit.

“U desh që të dhënat e dosjes hetimore të vërshonin nëpër kanale sociale dhe tezga mediatike, përpara se sa gjykata të udhëronte si kofini pas të vjelit kufizimin e publikimit të tyre,” tha ai në një mesazh të regjistruar nga aeroporti “Nënë Tereza”.

Por tashmë, retorika e kryeministrit kundër publikimit të të dhënave nga dosjet hetimore është përkthyer në një nismë ligjore si pjesë e ndryshimeve të propozuara në Kodin e Procedurës Penale.

Neni 103 i projektligjit parashikon ndalimin e publikimit të vendimeve gjyqësore për masat e sigurimit si dhe ndalimin e transmetimit të imazheve të personave të privuar nga liria, ndërkohë që janë subjekt i masave të shtrëngimit fizik, pa pëlqimin e tyre të shprehur.

I njëjti nen përcakton gjithashtu se publikimi i përgjimeve telefonike është gjithmonë i ndaluar, qoftë edhe i pjesshëm, “me përjashtim të pjesës së transkriptimit që citohet në arsyetimin e një vendimi ose që përdoret gjatë gjykimit”.

Ndalimi i raportimit mbi aktet e hetimeve paraprake zgjerohet ndjeshëm “deri në një vit pas vendimit të pushimit” ose “deri në fillimin e seancës së parë të shqyrtimit gjyqësor të themelit”.

Në relacion madje thuhet se “ndalohet edhe bërja publike e vetë faktit se një person është nën hetim”.

Përveç këtyre parashikimeve, në pikën 14 neni vendos kontroll paraprak mbi redaksitë, duke sanksionuar se për gazetarët dhe mediat që kanë tashmë në zotërim materiale që përmenden në këtë nen, publikimi bëhet vetëm me leje të gjykatës. “Në çdo rast, publikimi nuk mund të kryhet pa autorizimin gjyqësor,” thuhet në draft.

Këto parashikime priten me shqetësim nga ekspertët e lirisë së shprehjes, të cilët i thanë BIRN se nëse miratohet, drafti rrezikon të krijojë censurë paraprake në kundërshtim me nenin 22 të Kushtetutës së vendit, të krijojë barriera shtesë për gazetarinë hulumtuese si dhe t’i ekspozojë gazetarët ndaj padive, edhe në rastet kur referojnë dokumente të prokurorisë apo gjykatës.

“Përfundimisht, është një draft që promovon censurën, e që godet sidomos gazetarinë hulumtuese”, i tha BIRN Koloreto Cukali, drejtues i Këshillit Shqiptar të Medias, KSHM.

Gjyqtari, një redaktor paraprak i lajmit

Legjislacioni aktual i mbron hetimet paraprake dhe vendos në ekuilibër të drejtën për informim dhe mbrojtjes së sekretit hetimor. Ligji “Për të drejtën e informimit” vendos kufizime për aksesin në dokumente që konsiderohen sekrete hetimore dhe lidhen me fazën paraprake të hetimeve.

Blerjana Bino, drejtuese e Qendrës për Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim, SCiDEV, pranon se mbrojtja e sekretit hetimor dhe prezumimit të pafajësisë janë interesa legjitime të shtetit. Megjithatë, Bino vëren se projektligji kapërcen në një regjim antikushtetues.

Sipas saj, problemi kryesor “është kalimi nga mbrojtja e sekretit brenda sistemit të drejtësisë te kontrolli paraprak mbi atë që mund të publikojë media”, një zhvendosje që kërkon rishikim serioz kushtetues dhe në raport me nenin 10 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Bino thekson se pika 14 e nenit 103 e kthen gjyqtarin në redaktor paraprak të lajmit.

“Këtu nuk kemi thjesht përgjegjësi pas publikimit, sipas draftit leja e gjyqtarit bëhet kusht për të publikuar. Praktikisht kjo mund të vonojë investigimet, të humbasë aktualitetin e lajmit dhe të prodhojë vetëcensurë në redaksi. Kushtetuta garanton shprehimisht lirinë e shtypit dhe ndalon censurën paraprake,” tha Bino për BIRN.

Në të njëjtën linjë, Koloreto Cukali e konsideron kërkesën për autorizim gjyqësor, edhe kur dokumentet nuk përbëjnë sekret hetimor, si shkelje të drejtpërdrejtë të nenit 22, pika 3 të Kushtetutës, i cili ndalon censurën paraprake. Sipas tij, kjo procedurë sjell vonesa thelbësore dhe shërben si mjet “për t’i parandaluar redaksitë nga publikimi i informacioneve që janë esenciale për llogaridhënien e pushtetit”, duke u kthyer në “një barrierë për gazetarinë investigative”.

Përplasjen me shtyllat kushtetuese përmes së cilave mbrohet liria e shprehjes dhe ajo e medias e vërejnë edhe juristët. Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Përparim Kalo i tha BIRN se ky shqetësim për draftin ligjor të ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale qëndronte.

“Edhe pse dispozita kufizohet vetëm në lidhje me materialet e përftuara në kuadër të procesit hetimor, mund të thuhet që ndërhyn në njëfarë mase në lëmin e të drejtave kushtetuese,”tha Kalo.

Ndërkohë, drafti  ndalon edhe shpërndarjen e materialeve apo e “akteve të hetimeve paraprake, që nuk janë më të mbrojtura nga sekreti hetimor”. Neni 308/a ndalon organin procedues të publikojë se një person është nën hetim, pa bërë dallim mes një qytetari dhe një funksionari të lartë publik. Drafti po ashtu shmang Komisionerin për të Drejtën e Informimit.

Cukali paralajmëron se bllokimi i vendimeve dhe të dhënave deri në kalimin në gjykatë apo pushimin e çështjes krijon një terr të rrezikshëm informativ mbi abuzimet me pushtetin si dhe cënon totalisht transparencën.

“Bëhet fjalë për një periudhë të gjatë heshtjeje, black-out-i,” thotë Cukali, duke shtuar se kjo situatë u heq qytetarëve mundësinë të vëzhgojnë ndërhyrjet publike, “krijon hapësira për presione” ndaj drejtësisë, dhe heq mundësinë e medias për të ushtruar presion për llogaridhënie publike.

“Po ku mbetet transparenca këtu pastaj?” pyet ai, duke theksuar se për figurat politike dhe drejtuese, momenti kur paraqiten në prokurori apo në SPAK “është informacion vital për publikun”.

Sipas tij, ndalimi i raportimit krijon një mburojë ku lajmet dalin vetëm kur duan institucionet hetuese, duke e vrarë gazetarinë e pavarur.

Edhe Bino shpreh shqetësimin për bllokimin afatgjatë të informacionit nga hetimet, që sipas saj e godet thelbin e mbikëqyrjes publike.

“Zgjatja e ndalimit edhe pasi bie sekreti hetimor prek seriozisht funksionin ‘ëatchdog’ të medias, veçanërisht në çështje korrupsioni dhe në dosje që pushohen dhe nuk arrijnë kurrë në një gjykim publik,” vlerëson ajo.

Kurthi i licencës dhe hapja e dyerve për padi SLAPP

Ndërsa nenet më sipër parashikojnë ndalimet, neni 104 riformulon se kush mban përgjegjësi për publikimin e një sekreti duke e bërë gazetarin bashkëpërgjegjës me zyrtarët që e administrojnë procesin dhe duke hapur dyert që ai të paditet për shkaktim dëmi, edhe kur thjesht u është referuar dokumenteve të gjykatës dhe prokurorisë.

Drafti ka parashikuar “përgjegjësi civile për shpërblimin e dëmit të shkaktuar”, “përgjegjësinë penale të personit kur shkelja përbën edhe vepër penale”, si dhe e cilëson veprimin “një shkelje disiplinore” kur kryhet nga një nëpunës publik ose “persona që ushtrojnë një profesion për të cilin kërkohet licencë”.

Në relacionin shoqërues të projektligjit sqarohet shprehimisht se kjo dispozitë e shtrin përgjegjësinë përtej nëpunësve publikë. “Duke njohur se shkelja mund të vijë njësoj nga një gazetar, avokat apo profesionist tjetër i rregulluar”, thuhet në relacion.

Në pikën 2 të këtij neni i hiqet monopoli i veprimit prokurorit në rastet e cenimit të sekretit dhe përcakton se përveç tij “i akuzuari, viktima, ankuesi ose çdo palë në procedim, të drejtat e së cilës janë prekur nga shkelja (publikimi), mund të njoftojë organin që ushtron procedimin disiplinor, të ngrejë padi për shpërblimin e dëmit ose të paraqesë kallëzim penal kur fakti përbën vepër penale”.

Për Blerjana Binon, ky formulim në relacion rikthen tentativat për kontroll shtetëror mbi profesionin, në vijim të debatit të janarit 2026 për Kodin Penal, kur u fut nocioni i gazetarit “të regjistruar/të njohur”.

“Kjo është problematike sepse gazetaria në Shqipëri nuk është sot një profesion i licencuar në kuptimin e ligjit për profesionet e rregulluara,” thotë Bino, duke ngritur pyetjet se kush do ta japë apo heqë licencën dhe çfarë do të ndodhë me gazetarët e pavarur dhe investigativë. Ajo kujton se standardet europiane e lidhin mbrojtjen e nenit 10 me funksionin e gazetarisë dhe jo me “posedimin e një licence apo statusi të dhënë nga shteti”, duke paralajmëruar se një qasje e tillë krijon pasiguri juridike dhe “rrezik të tërthortë për rregullimin e profesionit të gazetarit nga shteti”.

Nga ana tjetër, Koloreto Cukali paralajmëron se armatosja e personave nën hetim me të drejtën e padive ndaj gazetarëve hap dyert për padi strategjike kundër pjesëmarrjes publike, të njohura si SLAPP. Duke krijuar në këtë rast padi ndaj tyre edhe për referim apo publikim të pjesshëm të materialeve apo përmbajtjes së materialeve të prodhuara nga gjykata e prokuroria.

“Biznesmenët dhe zyrtarët mund t’i përdorin paditë për të ushtruar frikë te redaksitë, duke i kërcënuar ata me kosto thelbësore ligjore, pa folur për stresin në jetë e në punë, edhe kur gazetarët kanë të drejtë,” përfundoi Cukali.

 

Etiketa: Belinda BallukuBlerjana BinoCensura paraprakeEdi RamaKodi i Procedurës PenaleKoloreto CukaliLiria e MediasLiria e ShprehjesMirlinda KarçanajVlora Hyseni
rama kodi

Drafti për Kodin e Procedurës Penale vendos regjimin e ‘censurës paraprake’ në media

07:38 | 05/10/2026
lda8k9c 20200725 163025 250720 5 09 4

Rritja e PPB-së e paqëndrueshme, paralajmërojnë ekspertët

08:51 | 04/10/2026
mother

Shenjtores që iu kthye trupi

07:34 | 03/10/2026
3roef5s 20220306 150326 060322 5 014 4

KQZ propozon zgjerimin e votimit elektronik në zgjedhjet e 2027-ës

16:25 | 02/10/2026
whatsapp image 2026 10 02 at 3.39.08 pm

Nderimi i qytetarëve të shquar

16:00 | 02/10/2026
Përfundon mandati i drejtueses së BKH, Aida Hajnaj

Zvarritja e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm ngre shqetësim tek trupa e prokurorëve

15:26 | 02/10/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.