
Sot nis zyrtarisht viti i ri akademik 2026–2027 në Shqipëri. Rreth 120 mijë studentë rikthehen në auditoret e universiteteve publike dhe private, ndërsa 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë në bankat e arsimit të lartë. Sipas urdhrit të Ministrisë së Arsimit, viti akademik nis më 5 tetor 2026 dhe do të përfundojë më 24 shtator 2027.
Universitetet kanë përmbyllur përgatitjet për nisjen e procesit mësimor, ndërsa gjatë ditëve të fundit kanë vijuar regjistrimet dhe procedurat për studentët e rinj. Në të gjithë vendin numërohen rreth 120 mijë studentë, prej të cilëve afro 20 mijë janë të regjistruar në vitin e parë.