Arrestohet 49-vjeçari shqiptar në Zvicër, u kap me 2.7 kg kokainë dhe heroinë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.10.2026, 07:53

Policia e Lucernës në Zvicër ka arrestuar një 49-vjeçar shqiptar, i dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike. Arrestimi u krye më 12 gusht në Emmenbrücke, pas një hetimi policor, ndërsa gjatë operacionit u sekuestruan rreth 2.7 kilogramë kokainë dhe afërsisht 30 gramë heroinë.

Sipas autoriteteve zvicerane, 49-vjeçari kishte hyrë ilegalisht në Zvicër në fillim të gushtit dhe dyshohet se kishte ardhur me qëllim trafikimin e drogës. Hetimet kanë zbuluar se, para arrestimit, ai dyshohet se kishte shitur kokainë dhe heroinë te të paktën 20 persona. Një pjesë e të ardhurave nga aktiviteti i dyshuar kriminal besohet se ishte transferuar në një llogari bankare në Shqipëri.

I dyshuari kishte qëndruar kryesisht në Zvicrën Qendrore, ndërsa hetimet çuan në identifikimin dhe arrestimin e tij. Çështja po hetohet nga Prokuroria Publike e Emmenit, e cila drejton procedurën penale. Deri tani nuk është bërë i ditur identiteti i 49-vjeçarit apo origjina e lëndëve narkotike. Ai konsiderohet i pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit