Viti i ri akademik 2026-2027 ka nisur sot në të gjithë vendin, ndërsa më shumë se 20 mijë studentë u janë bashkuar për herë të parë auditorëve universitare.
Universitetet publike vijojnë të jenë zgjedhja kryesore e të rinjve. Sipas të dhënave, 70% e studentëve kanë përzgjedhur institucionet publike të arsimit të lartë, ndërsa 30% kanë zgjedhur universitetet private.
Të lidhura
None found
Ndër degët që kanë tërhequr më shumë interes nga maturantët këtë vit renditen Mjekësia e Përgjithshme, Sromatologjia, Inxhinieria, Arkitektura dhe Teknologjia e Informacionit.
Ministria e Arsimit ka aktivizuar sërish aplikimet në portalin “e-Albania” për plotësimin e formularit A1Z. Procedura u drejtohet kandidatëve që synojnë të marrin pjesë në raundin e tretë të pranimeve në institucionet e arsimit të lartë dhe do të jetë e hapur deri nesër, më 6 tetor, nga ora 08:00 deri në orën 16:00.
Raundi i tretë për aplikimet e maturantëve do të zhvillohet nga 8 deri më 21 tetor 2026. Me përfundimin e regjistrimeve në datën 21 tetor, numri i studentëve pritet të kalojë 21 mijë.
