“Mot i kthjellët në mëngjes, por mundësia për reshje...” temperaturat sot, 5 tetor 2026

Prezenca e një qendre të presionit të lartë atmosferik, përkatësisht mbi rajonin e Ballkanit, do të kushtëzojë mot të qëndrueshëm në vendin tonë.
Sipas MeteoAlb, orët e paradites do të mbizotërohen nga moti i kthjellët, ku më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë vijës bregdetare, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta do të paraqitet moti në pjesën tjetër të territorit;
Parashikohet që pasditja dhe në vijim të mbeten me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme në të gjithë territorin e vendit, por mundësia për reshje është thuajse zero.
Temperaturat e ajrit do të ulen, duke u luhatur nga 6°C, temperatura më e ulët e shënuar në Ersekë, deri në 27°C, vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë mbi mesatare, duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor. Për pasojë, në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë./k.m


