SHBA godasin anije të dyshuar për trafik droge
Ushtria amerikane ka kryer një sulm ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Karaibe, duke vrarë katër persona, njoftoi të dielën Komanda Jugore e SHBA-së (SOUTHCOM).
Sipas një deklarate të SOUTHCOM, Task Forca e Përbashkët e Hemisferës Perëndimore realizoi një “sulm vdekjeprurës kinetik” ndaj një anijeje me shpejtësi të lartë, e cila dyshohej se operonte përgjatë rrugëve të trafikut të drogës në Karaibe.
“Informacionet e konfirmuara zbuluan përfshirjen aktive të anijes në trafikun e drogës”, deklaroi komanda amerikane.
SOUTHCOM i cilësoi katër personat e vrarë gjatë operacionit si “narko-terroristë”.
Komanda amerikane publikoi gjithashtu pamje të operacionit, ku anija shihet duke lëvizur në det përpara se të goditet dhe të përfshihet nga një shpërthim.
Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi identitetin e personave të vrarë apo destinacionin e anijes.
Synonte familjen e presidentit të Tajvanit, arrestohet në Los Angeles e dyshuara si agjente e Kinës
SHBA tërheq bombarduesit nga baza ushtarake në Britani
Të shtëna në një festë në SHBA, 2 të vdekur dhe të paktën 35 të plagosur
- 08:07 Nis viti i ri akademik, mbi 20 mijë studentë në auditore
- 07:20 Synonte familjen e presidentit të Tajvanit, arrestohet në Los Angeles e dyshuara si agjente e Kinës
- 07:15 Kuvendi i Kosovës shqyrton sot ndryshimet për Specialen
- 07:11 SHBA tërheq bombarduesit nga baza ushtarake në Britani
- 21:57 “U zverdh në mëngjes, kishte të vjella dhe dhimbje barku,” flet nëna pas helmimit të fëmijëve në Korçë
- 21:40 “Yuri Kim tha se Vlora Hyseni nuk bën në krye të SHISH!” Lita: Ja pamë sherrin disa vite më vonë