LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në Bosnjë-Hercegovinë/ Votat vendosin për të ardhmen e vendit. Që nga viti 2024 pa përparim në reforma dhe afrimin me BE-në e NATO-n

Zgjedhjet në Bosnjë-Hercegovinë konsiderohen vendimtare për drejtimin politik të vendit në vitet e ardhshme. Rezultatet do të përcaktojnë përbërjen e institucioneve në disa nivele të qeverisjes brenda sistemit kompleks politik të krijuar pas Marrëveshjes së Dejtonit në vitin 1995, e cila i dha fund luftës dhe ruajti njësinë territoriale të vendit.

5 Tetor 2026, 08:33 Nga E. D
Zgjedhjet në Bosnjë-Hercegovinë/ Votat vendosin për të
Zgjedhjet në Bosnjë-Hercegovinë

BOSNJE- HERCEGOVINA- Sipas rezultateve të pjesshme paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Denis Bećirović, socialdemokrat i moderuar boshnjak nga Partia Socialdemokrate (SDP-BiH), Željka Cvijanović nga Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD), forcë nacionaliste serbe, dhe Darijana Filipović nga Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ-BiH), kryesojnë në zgjedhjet e së dielës për presidencën treanëtarëshe ndëretnike të Bosnjë-Hercegovinës.

Zgjedhjet në Bosnjë-Hercegovinë konsiderohen vendimtare për drejtimin politik të vendit në vitet e ardhshme. Rezultatet do të përcaktojnë përbërjen e institucioneve në disa nivele të qeverisjes brenda sistemit kompleks politik të krijuar pas Marrëveshjes së Dejtonit në vitin 1995, e cila i dha fund luftës dhe ruajti njësinë territoriale të vendit.

Debate mbi identitetin kombëtar dhe ndarjet etnike

Presidenca e vendit përbëhet nga tre anëtarë, që përfaqësojnë boshnjakët, serbët dhe kroatët, dhe konsiderohet institucioni më i lartë kolektiv shtetëror në Bosnjë-Hercegovinë. Kandidatët kryesorë përfaqësojnë dy qasje të ndryshme për të ardhmen e Bosnjë-Hercegovinës: forcimin e shtetit të përbashkët, ose zgjerimin e autonomisë së komuniteteve etnike.

Fushata zgjedhore u dominua nga debatet mbi identitetin kombëtar dhe ndarjet etnike, duke rikthyer shpesh retorikën e periudhës së luftës. Kjo ka shkaktuar zhgënjim te një pjesë e votuesve, të cilët kërkojnë që politikanët të fokusohen më shumë te ekonomia, punësimi dhe standardi i jetesës në një nga vendet më të varfra të Evropës.

Megjithëse të ardhurat mesatare në Bosnjë-Hercegovinë janë rritur nga rreth 570 euro në vitin 2022 në 822 euro, sindikatat theksojnë se kjo rritje është zbehur nga shtrenjtimi i jetesës. Sipas tyre, gjatë së njëjtës periudhë, kostot e jetesës janë rritur me më shumë se 50 për qind, duke vazhduar të rëndojnë mbi buxhetet e familjeve.

Mungesa e mundësive ekonomike ka bërë që gjatë dekadës së fundit qindra-mijëra të rinj të largohen nga Bosnjë-Hercegovina, në kërkim të kushteve më të mira të jetesës dhe punës jashtë vendit.

Sfidohet ndikimi i liderit të fortë serb

Marrëveshja e Dejtonit, e ndërmjetësuar nga SHBA-ja, i dha fund luftës së viteve 1992-1995, por njëkohësisht nguliti ndarjet etnike, të cilat shpesh kanë paralizuar proceset vendimmarrëse në Bosnjë-Hercegovinë.

Marrëveshja e Dejtonit e ndau Bosnjë-Hercegovinën në dy entitete gjysmë autonome: Republikën Srpska, të dominuar nga serbët, dhe Federatën e Bosnjakëve dhe Kroatëve, të lidhura përmes një qeverie qendrore me kompetenca të kufizuara.

Në qendër të politikës së Republikës Srpska vazhdon të mbetet ish-presidenti Milorad Dodik, i cili përsëriti kritikat e tij të kahershme ndaj autoriteteve qendrore dhe parashikoi një rezultat "të jashtëzakonshëm” për partinë e tij.

"Nëse nuk dalim të votojmë, atëherë luajmë në favor të atyre mashtruesve në Sarajevë që po përpiqen të kontrollojnë gjithçka për të ndërtuar një Bosnjë të njësuar dhe për të shkatërruar Republikën Srpska”, tha ai pasi votoi në Laktashi.

67-vjeçari nuk figuron në fletët e votimit, pasi është dënuar për tejkalim të kompetencave dhe i është ndaluar kandidimi për presidencën për gjashtë vjet.

Megjithëse partia e tij ka dominuar politikën në Republikën Srpska për më shumë se dy dekada, ekspertët mendojnë se nuk është "e pamundur” që kandidati i opozitës, Branko Blanusha, ta mposhtë Savo Miniq, kandidatin e mbështetur nga Dodiku, në garën për president të Republikës Srpska.

Po sipas ekspertëve futja e identifikimit biometrik të votuesve dhe skanimi elektronik i fletave të votimit në mijëra qendra votimi mund të ndikojnë gjithashtu në rezultatet e zgjedhjeve.

Pak përparim drejt BE-së dhe NATO-s

Në Federatën Boshnjako-Kroate partitë boshnjake po angazhohen për forcimin e shtetit qendror. Anëtari aktual boshnjak i Presidencës, Denis Bećirović, ka premtuar një shtysë të re për afrimin e vendit me Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Megjithatë sipas analistëve që nga viti 2024 në këtë drejtim ka pasur pak ndryshime dhe nuk janë bërë përparime pozitive as në reforma dhe as në afrimin e vendit me BE-në dhe NATO-n.

Ndërkohë partitë nacionaliste kroate vijojnë të kërkojnë reformë zgjedhore, duke këmbëngulur që komuniteti kroat të ketë ndikim më të madh në zgjedhjen e anëtarit kroat të Presidencës në entitetin që ndan me boshnjakët, të cilët janë më të shumtë në numër./DW

zgjedhjet në bosnjë-hercegovinë

Sondazh

Poll

Qytetari: Nesër të mblidhemi masivisht para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve...

Qytetari: Nesër të mblidhemi masivisht para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve...

"Bëni detyrën"/ Mjeku Ermal Pashaj: Deputetët të marrin në konsideratë interesat e qytetarëve

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Berisha njofton protestë kombëtare, zbulohet data e tubimit

Vatra e zjarrit në malin e Bukanikut ende aktive, vijojnë ndërhyrjet nga ajri dhe toka

Zjarri në Greshicë, humb jetën 70-vjeçari gjatë përpjekjes për ta shuar

I shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, arrestohet në Sauk i dënuari me 21 vite burg

Zjarri përfshin masivin me pisha në Gjinar, flakët përhapen drejt Pashtreshit

Berisha: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale janë amnisti për krimet zgjedhore

Berisha: SHISH i drejtuar nga Ergys Agasi ka përgjuar opozitën

Berisha: Paratë e drogës po rrënojnë ekonominë e vendit

Berisha: Roni Yeffet ka kontrolluar gjithçka në këtë vend, Rama i ka dhënë 40 milionë euro

Berisha kundër kullës te Tajvani: PD po mbledh firmat për peticion, do mbështesim protestat

Berisha: Në Strasburg denoncova narkoshtetin dhe funeralin shtetëror të Mlladiçit

Denoncimi i Berishës: Më kanë dërguar fotografinë e Vlora Hysenit duke hyrë në vilën e Ergys Agasit

'Flamingo Mirror'/ Rama: Shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren

Rama prezanton “Flamingo Mirror”: Është publikuar dosja e Zvërnec-Sazan

Dalja e opozitës jashtë institucioneve i intereson vetëm Ramës/ Berisha:Rruga e vetme është protesta

Reforma Territoriale/ Ndoka: Propozimi për 100 bashki nuk është efiçent, mund të kemi mbi 200

Reforma territoriale/ Blushi kërkon protestë kombëtare më 8 Tetor: Duhet të prijmë protestat

Reforma territoriale/ Berisha: Vendosa të këshillohem me aleatët për këtë çështje të rëndësishme

Kreu veprime të turpshme para shkollës artistike, këngëtari Erind Xhaferaj del para gjykatës

Zjarr masiv në Fushë-Krujë, flakët përhapen drejt banesave

Pas fjalimeve, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi

Situata problematike nga zjarri në Peqin, era e fortë përhap flakët

Berisha: Kërkojmë që shqiptarët të na votojmë për ato që do bëjmë

Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Dorëheqje!

Berisha: 8 mijë kilometra nga Tirana dhe shqiptarët e gjuajnë me vezë e domate

"50 milionë lekë ose biznesi hidhet në erë"/ Kërcënim me eksploziv në Peshkopi

Makina humbet kontrollin dhe del nga rruga në bypass-in e Fierit, lëndohet drejtuesi

Xhelal Mziu i hap dosjet në “fytyrë” Ulsi Manjajt: Shihni ç’bëhet këto janë budallallëqe…

Qindra qytetarë protestojnë para Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, kërkojnë miratimin e ligjit...

Zegjine Çaushi shkrin së qeshuri Komsionin e Ligjeve: Shkove bërë plazh e fjete gjumë...

Përplasje te Ligjet për reformën territoriale/ Korreshi: Ju e kishit ligjin si furrë...

Përplasje te Kuvendi, Erion Braçe konfrontohet me banorët e Memaliajt, ndërhyn...

Rama thirrje investitorëve e huaj: Mos e humbisni mundësinë për të investuar në Shqipëri

Rama: Turistët janë bërë ambasadorët më të mirë për vendin tonë

Qytetarët e Memaliajt kundër bashkimit me Tepelenën, dalin në protestë para Kryesisë së Kuvendit

Dy vatra zjarri ende aktive në Elbasan dhe Peqin

Vijon zjarri në Manati të Lezhës, sot pritet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve

Zjarri masiv në Galush të Peqinit/ Rrezikohen shtëpitë dhe bagëtitë, kërkohet ndërhyrje urgjente

Përplasje mes protestuesve dhe policisë! Efektivët tentojnë të bllokojnë marshimin e qytetarëve

Rozana Radi flet publikisht për videot intime të figurave publike: Kam familjen dhe partnerin tim

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Aurela Gaçe mbi videot intime të personazheve publikë: Nuk jam pjesë e asnjë videoje

Aksident tragjik në aksin Fushë-Krujë–Tiranë/ Humb jetën 22-vjeçari me origjinë egjiptiane

Bylykbashi: Blindojnë dhe mbushin apartamente me para, përdorin kondicionerë që të mos myken

Rama inspekton spitalin e ri të Kardiokirurgjisë: Nuk duhet të kemi kufizim në buxhetin e QSUT

Protestuesja përplaset me Kryemadhin: Nuk kam firmosur asnjëherë bordero shteti