Aktualitet Sociale

Rreth 20 mijë studentë nisin vitin akademik!

Nis sot viti i ri akademik në universitetet shqiptare. Rreth 20 mijë studentë ulen për herë të parë në auditorë, pas përfundimit të dy raundeve të parë të regjistrimeve.

Ndërkohë, procesi i pranimeve do të vijojë edhe me një të tretë që hapet më 8 tetor e zgjat deri më 21 tetor.

Bazuar në eksperiencat e viteve të mëparshme, në raundin e tretë pritet të regjistrohen rreth 1 mijë studentë të tjerë. Me përfundimin e të gjithë raundeve, numri i studentëve të regjistruar në vitin e parë akademik pritet të arrijë në rreth 21 mijë.

Ndër degët që kanë ezauruar kuotat janë Mjekësia e Përgjithshme, Stomatologjia, Farmacia, Inxhinieria dhe Informatika.

Raundi i tretë do t’u japë mundësi kandidatëve që nuk kanë siguruar ende një vend në universitet që të zgjedhin mes programeve ku kanë mbetur kuota të lira. Sipas të dhënave në të gjithë vendin janë gjithsej 120 mijë student në total që ulen në auditorë.