Spanjë/ Mijëra qytetarë protestojnë për të drejtën e strehimit, thirrje për grevë të përgjithshme
Thirrja për “grevë të përgjithshme” ka përshkuar Madridin dhe dhjetëra qytete të tjera në Spanjë, ku ...
Thirrja për “grevë të përgjithshme” ka përshkuar Madridin dhe dhjetëra qytete të tjera në Spanjë, ku ...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.1 lekë dhe do shitet me 82 lekë. Ndërkoh...
Studentët në të gjithë vendin nisën sot vitin e ri akademik 2026-2027, ku mbi 20 mijë prej tyre ulen për herë të pa...
Jorge Jesus dha një notë diplomatike pas fitores 2-1 të Portugalisë ndaj Norvegjisë në Ligën e Kombeve të dielën....
Sot në orën 09:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur pas kërkesës së Grupit P...
Në një kohë kur lajmet, informacioni dhe përmbajtjet që konsumojmë çdo ditë kalojnë gjithnjë e më shu...
Shqipëria u përfshi në zonën e Europës Jugore që regjistroi temperatura dukshëm mbi normalen gjatë verës 2026. Si...
Dita e sotme pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm, ndërsa sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencës nuk pr...
Dashi Ata qe janë ne një lidhje nuk duhet te nxitohen për asgjë. Për gjithçka do bëjnë mire te flasin me qetës...
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka kritikuar qasjen e politikës shqiptare ndaj Serbisë, duke thënë se ra...

Aleksandar Vuçiç dha dorëheqjen si President i Serbisë të dielën (27 shtator) në mbrëmje. Një ditë më vonë, ai ia dorëzoi postin Kryetares së Parlamentit të Serbisë, Ana Brnabiq, e cila u bë presidente në detyrë. Sipas Ligjit për Presidentin, Brnabiq mund ta mbajë këtë pozicion për një maksimum prej tre muajsh.
Kjo do të thotë që zgjedhjet presidenciale do të mbahen në Serbi menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare më25 tetor, dhe më së voni deri në fund të dhjetorit.
Vuçiç, si kreu i listës zgjedhore të partisë së tij SNS dhe partnerëve të saj të koalicionit, rifilloi menjëherë fushatën e tij zgjedhore. Pasi mbajti postin dy herë midis viteve 2014 dhe 2016, qëllimi i tij është të bëhet prapë Kryeministër i Serbisë për herë të tretë.
"Ai ka të gjithë pushtetin"
Vuçiç e filloi fushatën e tij zgjedhore edhe para se të shpallte zgjedhje të parakohshme parlamentare për datën 25 tetor. Ai vizitonte shumë qytete në Serbi, duke folur me qytetarët dhe duke premtuar zgjidhjen e shumë problemeve të tyre. Tani ai po vazhdon fushatën edhe zyrtarisht, si një "qytetar i zakonshëm".
Edhe pse disa në publik – përfshirë Marinika Tepiç, një nga udhëheqëset e listës Serbia Europiane – e panë dorëheqjen e Vuçiqit si lajm të mirë, duke e vlerësuar atë si "kapitulim" të tij, politologu Nikola Parun nuk beson se do të ndryshojë shumë për shkak të dorëheqjes.
"Vuçiq nuk do të marrë pjesë në fushatë si një qytetar i zakonshëm, sepse nuk është. Ai kontrollon të gjithë pushtetin në këtë vend dhe, përveç një posti, nuk do të humbasë asgjë duke u larguar nga pozicioni i presidentit", tha Parun për DW.
Në një bisedë me qytetarët në Bor, Vuçiq tha se tani është më e lehtë për të, sepse mund të komentojë "lirisht dhe pa kufizime". A mund të presim që ai të duket më agresiv, veçanërisht kur flet për kundërshtarët politikë?
Eksperti politik Dushan Milenkoviq tërheq vëmendjen për faktin se anëtarët e SNS-së deri më tani janë përpjekur gjatë fushatës "të ulin nivelin e agresionit që kanë shfaqur deri vonë, ndoshta për shkak të vlerësimit se kjo do të mobilizonte më tej frontin anti-regjim dhe do të rriste pjesëmarrjen".
"Në këtë kuptim, do të habitesha nëse ai personalisht do të rriste nivelin e agresionit, sepse çdo rritje e pjesëmarrjes zvogëlon shanset e tyre për të mbetur në pushtet”, beson Milenkoviç.
Megjithatë, Parun nuk e përjashton mundësinë e një retorike më agresive: "Do të ishte më racionale që ai të heshtë deri në fund të fushatës, në mënyrë që të mos zemërojë palën tjetër. Por pres që ai të bëjë të kundërtën. Ky është karakteri i tij. Ai do të kërkojë edhe ndonjë incident, dhe e tëra çfarë i duhet është të zvogëlojë motivimin, dhe pjesëmarrjen e rivalëve të tij në zgjedhje. Çdo gjë tjetër do të më habiste”, thotë Parun.
Aktivistët e Novi Sadit falen
Vuçiç njoftoi të dielën se kishte falur 49 persona, përfshirë 12 aktivistë të Novi Sadit, të akuzuar për përpjekje për të përmbysur rendin kushtetues. Ai shtoi se kishte falur edhe 11 persona që, siç tha ai, "nga ana tjetër, morën pjesë në incidente kundër bllokuesve". Vuçiç nuk specifikoi se cilët ishin "të tjerët" që do të liroheshin nga ndjekja penale ose do të liroheshin nga burgu me vendimin e tij.
Aktivistët e Novi Sadit thanë se nuk e pranuan faljen e Vuçiçit, siç e quajtën ata, dhe theksuan se kundër tyre po zhvillohej një proces i manipuluar politik.
Trazirat e natës së zgjedhjeve?
Në prag të dorëheqjes së tij, Vuçiç në një intervistë me RTS, tha se do t'i pranonte rezultatet e zgjedhjeve, cilado qofshin ato. Ai shtoi gjithashtu se ishte i shqetësuar për informacionin se mund të kishte trazira natën e zgjedhjeve. Por se shërbimet përkatëse do të zbulonin gjithçka dhe "do ta bënin punën e tyre siç duhet". Por analistët besojnë se kjo është vetëm një përpjekje për manipulim nga ana e pushtetit, për të justifikuar veprimet e veta në rast humbjeje.
Parun vlerëson se "trazirat janë të sigurta natën e zgjedhjeve - nëse rezultati është i ngushtë".
"Ekzistojnë të gjitha shanset që të jetë kështu. E vetmja gjë që nuk dihet është - në favor të kujt. Ajo që është e sigurt është se në orën e parë pas mbylljes së vendvotimeve, ai do të dalë me rezultatet e para dhe do të shpallë fitoren. Që nga ai moment, pres një krizë ku palët do të pretendojnë se kanë fituar duke shkaktuar krizë", thotë politologu.
Sipas vlerësimeve të deritanishme, Lista e Studentëve mund të përfundojë në vendin e parë. SNS e Vuçiqit do të garojë me këtë listë për vendin e parë. Ndërsa partitë e tjera opozitare po luftojnë me kalimin e pragut zgjedhor, thonë disa ekspertë.
"Realiteti po përshpejtohet dhe është e sigurt se do të ketë një pjesëmarrje të lartë në zgjedhje. Dhe sa më e lartë të jetë, aq më pak do t'i përshtatet Vuçiç, ndërsa do të përfitonte lista e studentëve."
Zgjedhjet presidenciale - humbja e kandidatit të Vuçiç?
Në Serbi së shpejti do të ketë edhe zgjedhje presidenciale, jo më vonë se një muaj pas zgjedhjeve parlamentare. A janë aktorët kryesorë gati për ato zgjedhje?
Milenkoviç thotë se SNS "është sigurisht gati, ashtu si edhe Lista e Studentëve, e cila duket të jetë aktori më i përgatitur në politikën serbe sot."
"Pritet që ata të udhëheqin një duel vendimtar dhe të kalojnë në raundin e dytë. Është e vështirë të imagjinohet që kandidati i regjimit të fitojë në raundin e dytë, kushdo qoftë ai", thotë ai.
Edhe Parun është i një mendimi të ngjashëm: "E vetmja gjë që mund të presim është një humbje për kandidatin e Vuçiçit".
"Çdo gjë tjetër do të ishte një surprizë", pohon Nikola Parun për DW./DW
Senatori republikan, John Kennedy, tha për “Meet the Press” të NBC News se po shqyrton mundësinë e kandidimit për preside...
Thirrja për “grevë të përgjithshme” ka përshkuar Madridin dhe dhjetëra qytete të tjera në Spanjë, ku ...
Mënyra se si vepronin anëtarët e një organizate kriminale, e cila vidhte makina dhe motoçikleta me kubikazh të madh në zona...
Ngushtica e Hormuzit nuk do të rihapet derisa të plotësohen shtatë kushtet e përcaktuara nga Irani në një marrëveshje t&...
Deri në 500 shkolla të mesme në Francë pritet të jenë të mbyllura plotësisht ose pjesërisht të hënën...
Në fund të gushtit, NASA u kërkoi partnerëve të saj të përgatiteshin për të ndërtuar një reaktor bër...
Ukraina ka nisur të përdorë në fushëbetejë një pajisje të re kundër dronëve me fibra optikë. Ajo funksion...
Një incident i ri sigurie është regjistruar në Ngushticën e Hormuzit, ku një anije cisternë është goditur nga nj&eu...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Barriera di Milano të Torinos, ku një 37-vjeçar dyshohet se ka tentuar të vra...
Protestat masive në Francë kanë shkaktuar dëme të mëdha në shkolla. Sipas zyrtarëve rajonalë, dëmet në rr...