web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nis viti i ri akademik për 120 mijë studentë në të gjithë vendin

5 Tetor 2026, 08:45, Aktualitet CNA

Nis viti i ri akademik për 120 mijë studentë në të

Këtë të hënë ka nisur viti i ri akademik në të gjitha universitetet e vendit. Sipas shifrave të INSTAT, janë rreth 120 mijë studentë që nisin sot vitin e ri akademik.

Sipas të dhënave, pjesa më e madhe e studentëve kanë zgjedhur universitetet publike.

Ministria e Arsimit ka rihapur aplikimet për plotësimin e formularit A1Z në portalin e-Albania, për kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë në raundin e tretë të pranimeve në institucionet e arsimit të lartë.

Aplikimet për formularin A1Z do të jenë të hapura deri më 6 tetor 2026, nga ora 08:00 deri në 16:00, përmes portalit e-Albania.

Raundi i tretë i aplikimeve për maturantët do të zhvillohet nga 8 deri më 21 tetor 2026.

Studentët që janë të interesuar të ndjekin studimet e larta dhe që nuk kanë siguruar ende një program studimi, duhet të shfrytëzojnë këtë mundësi brenda afateve të përcaktuara./ CNA





Lajmet e fundit nga