‘Universitetet nën kontroll politik’/ Meta: Arsimi i lartë në krizë prej qeverisë, Shqipëria po humbet të rinjtë…

‘Universitetet nën kontroll politik’/ Meta: Arsimi i lartë në krizë prej qeverisë, Shqipëria po humbet të rinjtë…

08:48, 05/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në nisjen e vitit të ri akademik, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ngritur shqetësimin për gjendjen e arsimit të lartë në Shqipëri.

Përmes një reagimi në Facebook, Meta thekson se universitetet përballen me nënfinancim, paga të ulëta për pedagogët, mungesë reformash dhe kontroll politik, probleme që sipas tij kanë dëmtuar cilësinë dhe autonominë akademike.

Meta paralajmëron se boshatisja e auditoreve dhe largimi i pandalshëm i të rinjve jashtë vendit janë shenja të një krize më të gjerë të arsimit dhe shpopullimit. Kreu i Partisë së Lirisë kërkon që arsimi të kthehet në prioritet kombëtar, duke propozuar rritjen e financimit në 5% të PBB-së, dyfishimin e pagave të pedagogëve dhe depolitizimin e universiteteve.

Postimi i plotë:

Urimet më të përzemërta dhe shumë suksese të gjithë studentëve dhe pedagogëve në nisjen e vitit të ri akademik!

Universiteti duhet të jetë vendi ku ndërtohet e ardhmja e Shqipërisë. Por sot, arsimi i lartë përballet me probleme serioze, nënfinancim të qëllimshëm, paga skandaloze, mungesë reformash dhe kontroll politik që kanë dëmtuar rëndë cilësinë dhe autonominë akademike.

Në një kohë kur vendet e rajonit po investojnë gjithnjë e më shumë në dije dhe kapitalin njerëzor, Shqipëria renditet e fundit për cilësinë e universiteteve, përballet me mbylljen e degëve, auditore gjithnjë e më bosh dhe një largim të pandalshëm të të rinjve jashtë vendit.

Arsimi duhet të jetë një prioritet kombëtar. Vetëm përmes një sistemi arsimor cilësor dhe konkurrues mund të ndalim shpopullimin, të krijojmë mundësi reale për të rinjtë dhe të ndërtojmë një Shqipëri europiane me vende pune të mirëpaguara dhe produktive.

Arsimi është një nga 5 prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë për 4 milion shqiptarë plus.

Ne besojmë se ringritja e Shqipërisë nis nga ringritja e arsimit, me buxhet 5% të PBB-së, dyfishim të pagave të pedagogëve, depolitizim të universiteteve dhe reforma të thella që rikthejnë cilësinë, meritën dhe konkurrueshmërinë.

Vetëm një vend që investon te dija dhe studentët, investon te e ardhmja e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco