​Korreshi: PS po kap reformën territoriale, pa konsensus dhe jashtë Komisionit të Posaçëm

08:35, 05/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin ‘KAFE SHQETO' në Syri TV, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, deklaroi se Partia Socialiste po tenton të kalojë një nismë të njëanshme për reformën territoriale, pa konsensusin e opozitës.

Korreshi theksoi se nuk bëhet fjalë për një reformë të mirëfilltë, pasi një proces i tillë kërkon dakordësinë e të dyja palëve, ndërsa diskutimi i mazhorancës është fokusuar kryesisht te ndryshimi i hartës dhe numrit të bashkive.

Deputeti i PD-së tha se reforma duhet të përcaktojë edhe kompetencat, kriteret dhe përgjegjësitë e bashkive, ndërsa akuzoi PS-në se nisma aktuale nuk është produkt i Komisionit të Posaçëm.

Korreshi u shpreh se mungesa e konsensusit u reflektua edhe në raportet e komisionit, pasi Partia Demokratike kishte përgatitur një raport prej 430 faqesh, ndërsa nga mazhoranca nuk u paraqit një raport i përbashkët.

Pjesë nga intervista:

Pikë së pari, ne nuk kemi një reformë, ne kemi vetëm një nismë ligjore. Që të kuptohemi, reforma në vetvete parashikon që të dyja palët të ulen në tavolinë dhe të gjejnë një marrëveshje.

Së dyti, reforma nuk është vetëm për sa i përket hartës, pra, do të kemi një nr. 46 apo do të kemi 100 bashki.

Reforma duhet të përfshijë patjetër veprimtarinë, pra se çfarë kriteresh dhe përgjegjësish do të kenë nesër bashkitë.

Pra, reforma mund të jetë për rajone, siç ishte diskutuar ndryshimi i konceptit të qarkut apo rajonit.

Me çfarë po ndodh sot me këtë që bëri Partia Socialiste, nuk është produkt i Komisionit të Posaçëm, i asaj që kishte Mazniku apo zoti Boçi si bashkëkryetar, por është një nismë totalisht e Partisë Socialiste.

Sa herë që përfaqësuesit e këshillave, ministrive vinin, topi se nuk e dinin çfarë ishin këto, nuk dinin se kishte një raport apo produkt përfundimtar.

Ne prisnim një raport final. Ne kemi prezantuar dhe kemi treguar që Partia Demokratike kishte 430 faqe raport final për depozituar në Komisionin e Posaçëm. Duke qenë se nga Partia Socialiste nuk është paraqitur, se nuk ka konsensus, paraqiten dy raporte. Duke qenë se Partia Socialiste nuk paraqiti një raport, atëherë dhe Partia Demokratike nuk mundej, se duhet të ketë një produkt i cili duhet të diskutohet brenda Komisionit të Posaçëm, pra ai produkt për të cilin nga Komisioni i Posaçëm drejt Parlamentit për votim.

Duke qenë se mbaruan afatet dhe nuk u depozitua asnjë raport, dhe ne kemi qenë për shtytjen fillimisht të afateve, duke qenë se nuk kishin mbaruar dëgjesat, nuk kishte mbaruar Bashkia Tiranë.

Pra, bashkia më e madhe në vend nuk kishte filluar, jo të mbaronte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco