Protestuesit e platformës “Jo në emrin tim” janë gdhirë sot para Kuvendit të Kosovës. Atyre u janë bashkuar edhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”, ku priten ti bashkohen edhe studentët.
Ndërsa në orën 09:00 do t’i bashkohet edhe OVL – UÇK.
Kjo protestë vjen pas kërkesës së protestuesve për votimin e ndryshimit të ligjit për Specialen.
Sot nga ora 09:00 Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme, ku pika kryesore e rendit të ditës do të jetë votimi i Ligjit për Specialen.













