
Pothuajse gjysma e gjermanëve besojnë se ish-kancelarja, Angela Merkel, do të ishte më e aftë se kancelari aktual, Friedrich Merz, për tu përballur me sfidat e Gjermanisë. Ky është rezultati i një sondazhi të institutit YouGov, zhvilluar për agjencinë gjermane të lajmeve DPA.
Sipas sondazhit 48 për qind e të anketuarve mendojnë se Angela Merkel do të ishte më e aftë të menaxhonte problemet aktuale të vendit. Ndërkohë 29 për qind mendojnë se Merkel dhe Merz do të ishin po aq të aftë në përballjen me sfidat e Gjermanisë.
Vetëm 8 për qind e të anketuarve e vlerësuan Merkelin më pak të aftë se Merzin, ndërsa 15 për qind nuk dhanë përgjigje ose thanë se nuk kishin ndonjë mendim.
Angela Merkel drejtoi si kancelare Gjermaninë për 16 vjet, nga viti 2005 deri në vitin 2021, ndërsa Friedrich Merz po përballet me nivelet më të ulëta të pranimit të tij nga publiku që prej marrjes së detyrës si kancelar në maj të vitit të kaluar. Të dy politikanët i përkasin partisë konservatore CDU, por konsiderohen prej vitesh si rivalë politikë.
Ndër sfidat kryesore me të cilat përballet aktualisht Gjermania renditen ekonomia në stanjacion, rritja e çmimeve të energjisë, plakja e popullsisë, mungesa e fuqisë punëtore për financimin e sistemit social, migracioni i paligjshëm dhe pasojat e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
5 Tetor08:41
Edhe pas dorëheqjes, Vuçiç ka të gjithë pushtetin në Serbi, por gara presidenciale vë në pikëpyetje kandidatin e tij
Aleksandar Vuçiç dha dorëheqjen si President i Serbisë të dielën (27 shtator) në mbrëmje. Një ditë ...
BOTA
5 Tetor08:18
Gara për Shtëpinë e Bardhë 'nxehet', Senatori republikan John Kennedy shqyrton mundësinë e kandidimit për president në 2028
Senatori republikan, John Kennedy, tha për “Meet the Press” të NBC News se po shqyrton mundësinë e kandidimit për preside...
BOTA
5 Tetor08:07
Spanjë/ Mijëra qytetarë protestojnë për të drejtën e strehimit, thirrje për grevë të përgjithshme
Thirrja për “grevë të përgjithshme” ka përshkuar Madridin dhe dhjetëra qytete të tjera në Spanjë, ku ...
BOTA
4 Tetor23:35
VIDEO/ Grabitje në 2.5 min! Si vepronte banda që vidhte makina dhe motoçikleta me fitime mbi 350 mijë euro
Mënyra se si vepronin anëtarët e një organizate kriminale, e cila vidhte makina dhe motoçikleta me kubikazh të madh në zona...
BOTA
4 Tetor23:26
Irani: Ngushtica e Hormuzit nuk do të rihapet pa u plotësuar shtatë kushtet
Ngushtica e Hormuzit nuk do të rihapet derisa të plotësohen shtatë kushtet e përcaktuara nga Irani në një marrëveshje t&...
BOTA
4 Tetor23:07
Deri në 500 shkolla mund të mbyllen të hënën në Francë, nxënësit paralajmërojnë protesta të reja
Deri në 500 shkolla të mesme në Francë pritet të jenë të mbyllura plotësisht ose pjesërisht të hënën...
BOTA
4 Tetor22:38
Reaktorë bërthamorë në Hënë, SHBA përshpejton planet për bazat hënore
Në fund të gushtit, NASA u kërkoi partnerëve të saj të përgatiteshin për të ndërtuar një reaktor bër...
BOTA
4 Tetor22:21
“Tela me gjemba inteligjentë”/ Kurthi i ri i Ukrainës për dronët
Ukraina ka nisur të përdorë në fushëbetejë një pajisje të re kundër dronëve me fibra optikë. Ajo funksion...
BOTA
4 Tetor18:31
Incident në Ngushticën e Hormuzit, cisterna goditet nga një predhë
Një incident i ri sigurie është regjistruar në Ngushticën e Hormuzit, ku një anije cisternë është goditur nga nj&eu...
BOTA
4 Tetor18:27
Burri tenton të vrasë gruan, 31-vjeçarja me vajzën shkon te fqinji! I shoqi hidhet nga kati i 10-të
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Barriera di Milano të Torinos, ku një 37-vjeçar dyshohet se ka tentuar të vra...