Presidenti Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e nisjes së vitit të ri akademik, duke iu drejtuar studentëve dhe pedagogëve për një vit të suksesshëm dhe plot mundësi.
Përmes një postimi në Facebook, Begaj thekson rëndësinë e universiteteve jo vetëm në formimin e profesionistëve të së ardhmes, por edhe të qytetarëve të angazhuar.
Postimi i plotë:
Sot nis një vit i ri akademik, një udhëtim i ri përkushtimi dhe sfidash për studentët dhe pedagogët.
Universitetet janë vatrat ku formohen jo vetëm profesionistët e aftë të së nesërmes, por, mbi të gjitha, qytetarët e angazhuar që do të ndërtojnë të ardhmen e vendit.
Uroj që studentët të kenë kurajë për të ëndërruar, disiplinë për të punuar fort dhe besim për të arritur suksesin!
Një vit të mbarë dhe plot mundësi të reja të gjithëve! Suksese!
