Viti i ri akademik, Begaj: Arsimi dhe dija, investimi më i sigurt për të ardhmen
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh me rastin e nisjes së vitit të ri akademik, duke uruar studentët dhe pedagogët për një vit sa më të suksesshëm.
Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit u bëri thirrje të rinjve që ta shfrytëzojnë këtë periudhë me përkushtim për formimin e tyre profesional. Begaj theksoi se investimi në arsim dhe dije përbën një nga investimet më të sigurta për zhvillimin e shoqërisë dhe të vendit.
Presidenti vlerësoi gjithashtu rolin e universiteteve në formimin e brezave të rinj, jo vetëm në aspektin profesional, por edhe në përgatitjen e qytetarëve që do të kontribuojnë në të ardhmen e vendit.
“Sot nis një vit i ri akademik, një udhëtim i ri përkushtimi dhe sfidash për studentët dhe pedagogët”, u shpreh Begaj.
Ai uroi studentët që të kenë “kurajë për të ëndërruar, disiplinë për të punuar fort dhe besim për të arritur suksesin”.
Në përfundim, Presidenti uroi një vit akademik të mbarë dhe plot mundësi të reja për studentët dhe pedagogët.
Nis viti i ri akademik, mbi 20 mijë studentë në auditore
“U zverdh në mëngjes, kishte të vjella dhe dhimbje barku,” flet nëna pas helmimit të fëmijëve në Korçë
“Yuri Kim tha se Vlora Hyseni nuk bën në krye të SHISH!” Lita: Ja pamë sherrin disa vite më vonë
- 08:42 Këmbimi valutor 5 tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:35 Irani paralajmëron sulme ndaj bazave dhe anijeve amerikane
- 08:30 “UÇK na bashkon”, mbahet sot protestë para Kuvendit të Kosovës
- 08:23 Portugalia përmbys Norvegjinë, ruan ecurinë perfekte të Ligës së Kombeve
- 08:07 Nis viti i ri akademik, mbi 20 mijë studentë në auditore
- 07:26 SHBA godasin anije të dyshuar për trafik droge