
Edhe në universitetin "Ismail Qemali" të Vlorës ka nisur viti i ri akademik.
Sipas të dhënave që do të konfirmohen në vijimësi nga ky universitet, numri i studentëve është në të njëjtat kuota si viti i kaluar, shkruan A2.
Risi këtë vit janë hapja e dhjetë programeve ku mësimi do të bëhet edhe anglisht, për shkak të kërkesave të larta për ndjekjen e studimeve në këtë universitet nga studentët e huaj.
Studentët thonë se kanë zgjedhur Universitetin e Vlorës për shumë arsye. Sipas studentëve, kanë zgjedhur degë në bazë të kërkesave të tregut të punës.
Ata po i konsiderojnë të dyja mundësitë, si brenda dhe jashtë vendit. (A2 Televizion)