Bosnjë-Hercegovinë, votat vendosin për të ardhmen e vendit
Sipas rezultateve të pjesshme paraprake të publikuara nga ...
Sipas rezultateve të pjesshme paraprake të publikuara nga ...

Sipas rezultateve të pjesshme paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Denis Be?irovi?, socialdemokrat i moderuar boshnjak nga Partia Socialdemokrate (SDP-BiH), ?eljka Cvijanovi? nga Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD), forcë nacionaliste serbe, dhe Darijana Filipovi? nga Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ-BiH), kryesojnë në zgjedhjet e së dielës për presidencën treanëtarëshe ndëretnike të Bosnjë-Hercegovinës.
Zgjedhjet në Bosnjë-Hercegovinë konsiderohen vendimtare për drejtimin politik të vendit në vitet e ardhshme. Rezultatet do të përcaktojnë përbërjen e institucioneve në disa nivele të qeverisjes brenda sistemit kompleks politik të krijuar pas Marrëveshjes së Dejtonit në vitin 1995, e cila i dha fund luftës dhe ruajti njësinë territoriale të vendit.
Debate mbi identitetin kombëtar dhe ndarjet etnike
Presidenca e vendit përbëhet nga tre anëtarë, që përfaqësojnë boshnjakët, serbët dhe kroatët, dhe konsiderohet institucioni më i lartë kolektiv shtetëror në Bosnjë-Hercegovinë. Kandidatët kryesorë përfaqësojnë dy qasje të ndryshme për të ardhmen e Bosnjë-Hercegovinës: forcimin e shtetit të përbashkët, ose zgjerimin e autonomisë së komuniteteve etnike.
Fushata zgjedhore u dominua nga debatet mbi identitetin kombëtar dhe ndarjet etnike, duke rikthyer shpesh retorikën e periudhës së luftës. Kjo ka shkaktuar zhgënjim te një pjesë e votuesve, të cilët kërkojnë që politikanët të fokusohen më shumë te ekonomia, punësimi dhe standardi i jetesës në një nga vendet më të varfra të Evropës.
Megjithëse të ardhurat mesatare në Bosnjë-Hercegovinë janë rritur nga rreth 570 euro në vitin 2022 në 822 euro, sindikatat theksojnë se kjo rritje është zbehur nga shtrenjtimi i jetesës. Sipas tyre, gjatë së njëjtës periudhë, kostot e jetesës janë rritur me më shumë se 50 për qind, duke vazhduar të rëndojnë mbi buxhetet e familjeve.
Mungesa e mundësive ekonomike ka bërë që gjatë dekadës së fundit qindra-mijëra të rinj të largohen nga Bosnjë-Hercegovina, në kërkim të kushteve më të mira të jetesës dhe punës jashtë vendit.
Sfidohet ndikimi i liderit të fortë serb
Marrëveshja e Dejtonit, e ndërmjetësuar nga SHBA-ja, i dha fund luftës së viteve 1992-1995, por njëkohësisht nguliti ndarjet etnike, të cilat shpesh kanë paralizuar proceset vendimmarrëse në Bosnjë-Hercegovinë.
Marrëveshja e Dejtonit e ndau Bosnjë-Hercegovinën në dy entitete gjysmë autonome: Republikën Srpska, të dominuar nga serbët, dhe Federatën e Bosnjakëve dhe Kroatëve, të lidhura përmes një qeverie qendrore me kompetenca të kufizuara.
Në qendër të politikës së Republikës Srpska vazhdon të mbetet ish-presidenti Milorad Dodik, i cili përsëriti kritikat e tij të kahershme ndaj autoriteteve qendrore dhe parashikoi një rezultat "të jashtëzakonshëm” për partinë e tij.
"Nëse nuk dalim të votojmë, atëherë luajmë në favor të atyre mashtruesve në Sarajevë që po përpiqen të kontrollojnë gjithçka për të ndërtuar një Bosnjë të njësuar dhe për të shkatërruar Republikën Srpska”, tha ai pasi votoi në Laktashi.
67-vjeçari nuk figuron në fletët e votimit, pasi është dënuar për tejkalim të kompetencave dhe i është ndaluar kandidimi për presidencën për gjashtë vjet.
Megjithëse partia e tij ka dominuar politikën në Republikën Srpska për më shumë se dy dekada, ekspertët mendojnë se nuk është "e pamundur” që kandidati i opozitës, Branko Blanusha, ta mposhtë Savo Miniq, kandidatin e mbështetur nga Dodiku, në garën për president të Republikës Srpska.
Po sipas ekspertëve futja e identifikimit biometrik të votuesve dhe skanimi elektronik i fletave të votimit në mijëra qendra votimi mund të ndikojnë gjithashtu në rezultatet e zgjedhjeve.
Pak përparim drejt BE-së dhe NATO-s
Në Federatën Boshnjako-Kroate partitë boshnjake po angazhohen për forcimin e shtetit qendror. Anëtari aktual boshnjak i Presidencës, Denis Be?irovi?, ka premtuar një shtysë të re për afrimin e vendit me Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Megjithatë sipas analistëve që nga viti 2024 në këtë drejtim ka pasur pak ndryshime dhe nuk janë bërë përparime pozitive as në reforma dhe as në afrimin e vendit me BE-në dhe NATO-n.
Ndërkohë partitë nacionaliste kroate vijojnë të kërkojnë reformë zgjedhore, duke këmbëngulur që komuniteti kroat të ketë ndikim më të madh në zgjedhjen e anëtarit kroat të Presidencës në entitetin që ndan me boshnjakët, të cilët janë më të shumtë në numër./ DW
Aleksandar Vuçiç dha dorëheqjen si President i Serbisë të ...
Pothuajse gjysma e gjermanëve besojnë se ish-kancelarja, A...
SHBA-të kanë tërhequr të gjithë bombarduesit e tyre nga RA...
Zgjedhjet e përgjithshme u mbajtën në Bosnjë dhe Hercegovi...
Gjatë një vizite të papritur në Kiev kancelari gjerman, Fr...
Brazilianët po votojnë për të zgjedhur midis presidentit t...
Presidenti amerikan Donald Trump propozoi emërimin e të dë...
Dy persona humbën jetën kur një avion i vogël u rrëzua në ...
Një alarm për bombë u njoftua përmes një telefonate që par...
Tre tërmete goditën krahinat jugore turke të Adanasë dhe O...
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thirr...
Rusia goditi një tjetër urë të rëndësishme në Kiev të diel...
Qytetarët në Bosnje dhe Hercegovinë po votojnë më 4 tetor ...
Eksportet e naftës së papërpunuar nga Lindja e Mesme arrit...
Kreu i sistemit të burgjeve në shtetin amerikan të Tenness...
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka mbërritur në Kiev, mën...
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përsëritur të shtunë...
Me miratimin e ligjit për ngritjen e qendrave për dëbimin ...
Më shumë se tre dekada pas ribashkimit të Gjermanisë, ekonom...
Eshtrat e njërit prej sundimtarëve më të rëndësishëm mesje...
Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ngrihet alarm...
Prej ditësh CNA ka zbërthyer raportin e Kontrollit të Lart...
Në mes të muajit prill emisioni “Stop” transmetoi një konf...
Në muajin prill emisioni “Stop” transmetoi një vëzhgim në ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy shtetas shqiptarë humbën jetën në një aksident rrugor p...
Një 20-vjeçar i cili aksidentoi një këmbësore e cila ndërr...
Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të një ...
Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia, dhe i cilës...
Këtë të hënë nis viti i ri akademik për studentët dhe peda...
Gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës, vendi paras...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të q...
Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat...
Sipas rezultateve të pjesshme paraprake të publikuara nga ...
Aleksandar Vuçiç dha dorëheqjen si President i Serbisë të ...
Pothuajse gjysma e gjermanëve besojnë se ish-kancelarja, A...
SHBA-të kanë tërhequr të gjithë bombarduesit e tyre nga RA...
Në vetëm dy muaj, Ansambli Folklorik “Shebeniku” ka shënua...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dhe s...
Nafta nga 100 milionë fuçi rezerva strategjike që G7 vendo...
Bashkimi Europian importoi 2.9 milionë tonë kafe nga vende...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dhe s...