Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Berisha: Janë për të shpëtuar Edi Ramën
Kreu i PD-së, Sali Berisha, këtë të hënë është paraqitur n...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, këtë të hënë është paraqitur n...

Aleksandar Vuçiç dha dorëheqjen si President i Serbisë të dielën (27 shtator) në mbrëmje. Një ditë më vonë, ai ia dorëzoi postin Kryetares së Parlamentit të Serbisë, Ana Brnabiq, e cila u bë presidente në detyrë. Sipas Ligjit për Presidentin, Brnabiq mund ta mbajë këtë pozicion për një maksimum prej tre muajsh.
Kjo do të thotë që zgjedhjet presidenciale do të mbahen në Serbi menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare më25 tetor, dhe më së voni deri në fund të dhjetorit.
Vuçiç, si kreu i listës zgjedhore të partisë së tij SNS dhe partnerëve të saj të koalicionit, rifilloi menjëherë fushatën e tij zgjedhore. Pasi mbajti postin dy herë midis viteve 2014 dhe 2016, qëllimi i tij është të bëhet prapë Kryeministër i Serbisë për herë të tretë.
"Ai ka të gjithë pushtetin"
Vuçiç e filloi fushatën e tij zgjedhore edhe para se të shpallte zgjedhje të parakohshme parlamentare për datën 25 tetor. Ai vizitonte shumë qytete në Serbi, duke folur me qytetarët dhe duke premtuar zgjidhjen e shumë problemeve të tyre. Tani ai po vazhdon fushatën edhe zyrtarisht, si një "qytetar i zakonshëm".
Edhe pse disa në publik – përfshirë Marinika Tepiq, një nga udhëheqëset e listës Serbia Europiane – e panë dorëheqjen e Vuçiqit si lajm të mirë, duke e vlerësuar atë si "kapitulim" të tij, politologu Nikola Parun nuk beson se do të ndryshojë shumë për shkak të dorëheqjes.
"Vuçiç nuk do të marrë pjesë në fushatë si një qytetar i zakonshëm, sepse nuk është. Ai kontrollon të gjithë pushtetin në këtë vend dhe, përveç një posti, nuk do të humbasë asgjë duke u larguar nga pozicioni i presidentit", tha Parun për DW.
Në një bisedë me qytetarët në Bor, Vuçiç tha se tani është më e lehtë për të, sepse mund të komentojë "lirisht dhe pa kufizime". A mund të presim që ai të duket më agresiv, veçanërisht kur flet për kundërshtarët politikë?
Eksperti politik Dushan Milenkoviç tërheq vëmendjen për faktin se anëtarët e SNS-së deri më tani janë përpjekur gjatë fushatës "të ulin nivelin e agresionit që kanë shfaqur deri vonë, ndoshta për shkak të vlerësimit se kjo do të mobilizonte më tej frontin anti-regjim dhe do të rriste pjesëmarrjen".
"Në këtë kuptim, do të habitesha nëse ai personalisht do të rriste nivelin e agresionit, sepse çdo rritje e pjesëmarrjes zvogëlon shanset e tyre për të mbetur në pushtet”, beson Milenkoviç.
Megjithatë, Parun nuk e përjashton mundësinë e një retorike më agresive: "Do të ishte më racionale që ai të heshtë deri në fund të fushatës, në mënyrë që të mos zemërojë palën tjetër. Por pres që ai të bëjë të kundërtën. Ky është karakteri i tij. Ai do të kërkojë edhe ndonjë incident, dhe e tëra çfarë i duhet është të zvogëlojë motivimin, dhe pjesëmarrjen e rivalëve të tij në zgjedhje. Çdo gjë tjetër do të më habiste”, thotë Parun.
Aktivistët e Novi Sadit falen
Vuçiq njoftoi të dielën se kishte falur 49 persona, përfshirë 12 aktivistë të Novi Sadit, të akuzuar për përpjekje për të përmbysur rendin kushtetues. Ai shtoi se kishte falur edhe 11 persona që, siç tha ai, "nga ana tjetër, morën pjesë në incidente kundër bllokuesve". Vuçiqi nuk specifikoi se cilët ishin "të tjerët" që do të liroheshin nga ndjekja penale ose do të liroheshin nga burgu me vendimin e tij.
Aktivistët e Novi Sadit thanë se nuk e pranuan faljen e Vuçiçit, siç e quajtën ata, dhe theksuan se kundër tyre po zhvillohej një proces i manipuluar politik.
Trazirat e natës së zgjedhjeve?
Në prag të dorëheqjes së tij, Vuçiç në një intervistë me RTS, tha se do t'i pranonte rezultatet e zgjedhjeve, cilado qofshin ato. Ai shtoi gjithashtu se ishte i shqetësuar për informacionin se mund të kishte trazira natën e zgjedhjeve. Por se shërbimet përkatëse do të zbulonin gjithçka dhe "do ta bënin punën e tyre siç duhet". Por analistët besojnë se kjo është vetëm një përpjekje për manipulim nga ana e pushtetit, për të justifikuar veprimet e veta në rast humbjeje.
Parun vlerëson se "trazirat janë të sigurta natën e zgjedhjeve - nëse rezultati është i ngushtë". "Ekzistojnë të gjitha shanset që të jetë kështu. E vetmja gjë që nuk dihet është - në favor të kujt. Ajo që është e sigurt është se në orën e parë pas mbylljes së vendvotimeve, ai do të dalë me rezultatet e para dhe do të shpallë fitoren. Që nga ai moment, pres një krizë ku palët do të pretendojnë se kanë fituar duke shkaktuar krizë", thotë politologu.
Sipas vlerësimeve të deritanishme, Lista e Studentëve mund të përfundojë në vendin e parë. SNS e Vuçiçit do të garojë me këtë listë për vendin e parë. Ndërsa partitë e tjera opozitare po luftojnë me kalimin e pragut zgjedhor, thonë disa ekspertë.
"Realiteti po përshpejtohet dhe është e sigurt se do të ketë një pjesëmarrje të lartë në zgjedhje. Dhe sa më e lartë të jetë, aq më pak do t'i përshtatet Vuçiqit, ndërsa do të përfitonte lista e studentëve."
Zgjedhjet presidenciale - humbja e kandidatit të Vuçiç-it?
Në Serbi së shpejti do të ketë edhe zgjedhje presidenciale, jo më vonë se një muaj pas zgjedhjeve parlamentare. A janë aktorët kryesorë gati për ato zgjedhje?
Milenkoviç thotë se SNS "është sigurisht gati, ashtu si edhe Lista e Studentëve, e cila duket të jetë aktori më i përgatitur në politikën serbe sot."
"Pritet që ata të udhëheqin një duel vendimtar dhe të kalojnë në raundin e dytë. Është e vështirë të imagjinohet që kandidati i regjimit të fitojë në raundin e dytë, kushdo qoftë ai", thotë ai
Edhe Parun është i një mendimi të ngjashëm: "E vetmja gjë që mund të presim është një humbje për kandidatin e Vuçiçit".
"Çdo gjë tjetër do të ishte një surprizë", pohon Nikola Parun për DW./ DW
Pothuajse gjysma e gjermanëve besojnë se ish-kancelarja An...
SHBA-ja ka tërhequr të gjithë bombarduesit e tyre nga RAF ...
Zgjedhjet e përgjithshme u mbajtën në Bosnjë dhe Hercegovi...
Gjatë një vizite të papritur në Kiev kancelari gjerman, Fr...
Brazilianët po votojnë për të zgjedhur midis presidentit t...
Presidenti amerikan Donald Trump propozoi emërimin e të dë...
Dy persona humbën jetën kur një avion i vogël u rrëzua në ...
Një alarm për bombë u njoftua përmes një telefonate që par...
Tre tërmete goditën krahinat jugore turke të Adanasë dhe O...
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thirr...
Rusia goditi një tjetër urë të rëndësishme në Kiev të diel...
Qytetarët në Bosnje dhe Hercegovinë po votojnë më 4 tetor ...
Eksportet e naftës së papërpunuar nga Lindja e Mesme arrit...
Kreu i sistemit të burgjeve në shtetin amerikan të Tenness...
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka mbërritur në Kiev, mën...
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përsëritur të shtunë...
Me miratimin e ligjit për ngritjen e qendrave për dëbimin ...
Më shumë se tre dekada pas ribashkimit të Gjermanisë, ekonom...
Eshtrat e njërit prej sundimtarëve më të rëndësishëm mesje...
Çmimet e shtëpive vazhdojnë të rriten në pjesën më të madh...
Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ngrihet alarm...
Prej ditësh CNA ka zbërthyer raportin e Kontrollit të Lart...
Në mes të muajit prill emisioni “Stop” transmetoi një konf...
Në muajin prill emisioni “Stop” transmetoi një vëzhgim në ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy shtetas shqiptarë humbën jetën në një aksident rrugor p...
Një 20-vjeçar i cili aksidentoi një këmbësore e cila ndërr...
Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të një ...
Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia, dhe i cilës...
Këtë të hënë nis viti i ri akademik për studentët dhe peda...
Gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës, vendi paras...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të q...
Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat...
Kuvendi i Kosovës shqyrton sot ndryshimet për Ligjin për D...
Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka shpallur zgjedhje...
Sipas rezultateve të pjesshme paraprake të publikuara nga ...
Aleksandar Vuçiç dha dorëheqjen si President i Serbisë të ...
Në vetëm dy muaj, Ansambli Folklorik “Shebeniku” ka shënua...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dhe s...
Nafta nga 100 milionë fuçi rezerva strategjike që G7 vendo...
Bashkimi Europian importoi 2.9 milionë tonë kafe nga vende...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dhe s...