E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Spanja shkon në zgjedhje të parakohshme më 29 nëntor, Sánchez shpërndan parlamentin

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka shpallur zgjedhje të parakohshme parlamentare më 29 nëntor 2026, rreth tetë muaj përpara përfundimit të planifikuar të legjislaturës.

Vendimi vjen pas rrëzimit në parlament të dy dekreteve të qeverisë për krizën e strehimit. Masat parashikonin, ndër të tjera, mbrojtje më të madhe për qiramarrësit vulnerabël, zgjatjen e moratoriumit për dëbimet deri në vitin 2030 dhe rinovim automatik të disa kontratave të qirasë.

Reklamë

Situata u përshkallëzua pas protestave të mëdha në qytete të ndryshme të Spanjës, ku mijëra qytetarë kërkuan masa kundër rritjes së qirave dhe mbrojtje më të fortë për qiramarrësit. Protestat u nxitën edhe nga dëbimi i një gruaje 87-vjeçare nga banesa e saj në Madrid.

Sánchez tha se vendi ka nevojë të “rinovojë dhe zgjerojë mbështetjen popullore” për qeverinë dhe bëri thirrje për një shumicë më të gjerë progresiste në parlament.

Zgjedhjet e ardhshme ishin planifikuar fillimisht për vitin 2027, por humbja e mbështetjes parlamentare për masat e strehimit e shtyu kryeministrin të shpërndajë parlamentin dhe të thërrasë zgjedhje të parakohshme

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.