Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Raporti/ Vetëm 14% e shqiptarëve verifikojnë informacionin online, ndër më të ulëtat në Europë

    Incidenti në Raf Fairford, SHBA-të largojnë bombarduesit nga baza ushtarake në Britaninë e Madhe

    Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës sot seancë për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Raporti/ Vetëm 14% e shqiptarëve verifikojnë informacionin online, ndër më të ulëtat në Europë
    Ekonomi

    Raporti/ Vetëm 14% e shqiptarëve verifikojnë informacionin online, ndër më të ulëtat në Europë

    October 5, 2026
    Raporti/ Vetëm 14% e shqiptarëve verifikojnë informacionin online, ndër më të ulëtat në Europë

    Në një kohë kur lajmet, informacioni dhe përmbajtjet që konsumojmë çdo ditë kalojnë gjithnjë e më shumë përmes ekranit të telefonit apo kompjuterit, një pjesë shumë e vogël e shqiptarëve shkon një hap më tej, të kontrollojë nëse ajo që lexon online është e vërtetë.

    Vetëm 14.34% e individëve në Shqipëri të moshës 16–74 vjeç u përpoqën të verifikonin vërtetësinë e informacionit ose përmbajtjes që gjetën në internet, duke përdorur burime të tjera, sipas raportit të Eurostat për vlerësimin e të dhënave, informacionit dhe përmbajtjes digjitale.

    Kjo e vendos Shqipërinë ndër vendet me përqindjen më të ulët në Europë dhe shumë poshtë mesatares së Bashkimit Europian, prej 29.16%.

    Shqipëria renditet e treta nga fundit në Europë në këtë tregues. Përqindje edhe më të ulëta u regjistruan në Greqi, me 9.78%, dhe Serbi, me 11.13%. Pas Shqipërisë vijnë Lituania me 14.92%, Turqia me 16.93%, Bosnjë-Hercegovina me 18.02% dhe Rumania me 18.19%.

    Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, individët e Malit të Zi regjistruan një verifikim informacioni pak më të lartë, në nivelin e 21.43%. Individët e Maqedonisë së Veriut janë më skeptikët për lajmet online në rajon, me 24.22%, që e verifikojnë informacionin.

    Në anën tjetër të tabelës janë vendet ku verifikimi i informacionit online është shumë më i përhapur. Irlanda kryeson me 63.64%, e ndjekur nga Holanda me 53.06% dhe Luksemburgu me 45.24%. Suedia shënon 44.61%, Finlanda 39.60%, ndërsa Belgjika 36.25%.

    Në total, rreth 3 në 10 persona në BE verifikuan në vitin 2025 vërtetësinë e informacionit ose përmbajtjes që gjetën në internet. Eurostat e mat këtë tregues përmes anketës mbi përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit nga individët.

    Sipas Eurobarometrit të Komisionit Europian, në një mjedis ku informacioni online është bërë pjesë e përditshmërisë, rreziku i përballjes me përmbajtje të rreme apo manipuluese është gjithnjë më i madh.

    Po sipas këtij raporti, 66% e europianëve thonë se janë përballur të paktën herë pas here me dezinformim apo lajme të rreme, ndërsa 82% e konsiderojnë informacionin e rremë ose që shtrembëron realitetin një problem për demokracinë./ Monitor

    Dezinformimi edukimi mediatik Europë informacion online interneti keqinformimi lajme online media media online përdoruesit e internetit raport rrjetet sociale shqipëri shqiptarë verifikimi i informacionit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Raporti/ Vetëm 14% e shqiptarëve verifikojnë informacionin online, ndër më të ulëtat në Europë

    October 5, 2026

    Incidenti në Raf Fairford, SHBA-të largojnë bombarduesit nga baza ushtarake në Britaninë e Madhe

    October 5, 2026

    Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës sot seancë për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara

    October 5, 2026

    Viti i ri akademik, Begaj: Një udhëtim i ri përkushtimi e sfidash për studentët e pedagogët

    October 5, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.