Kryeministri i Spanjës shpall zgjedhje të parakohshme pas protestave për uljen e qirave

5 Tetor 2026 | 09:25

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka konfirmuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 29 nëntor 2026. Zgjedhjet e radhës ishin planifikuar fillimisht për vitin 2027.

Vendimi vjen pas rrëzimit në parlament të dy masave të qeverisë për përballimin e krizës së strehimit. Paketat përfshinin masa për mbrojtjen e qiramarrësve dhe personave vulnerabël nga dëbimet, kufizimin e spekulimeve në tregun e pasurive të paluajtshme dhe rritjen e ofertës së banesave të përballueshme.

Masat u propozuan në një klimë të tensionuar sociale, pas protestave të lidhura me krizën e strehimit dhe rastin e dëbimit të një 87-vjeçareje nga banesa e saj, çështje që nxiti reagime në mbarë vendin.

Pas shpalljes së zgjedhjeve, Sánchez tha se nevojitet “ripërtëritja dhe zgjerimi i mbështetjes së popullit” për qeverinë. Ai theksoi gjithashtu nevojën që parlamenti i ardhshëm të sigurojë një shumicë progresive më të gjerë.

Zgjedhjet e 29 nëntorit do të zhvillohen në një situatë të vështirë parlamentare për qeverinë e Sánchez, e cila ka hasur pengesa në miratimin e nismave të saj në parlament.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Universiteti i Vlorës nis vitin e ri akademik, parashikohen 10 programe në anglisht

Viti i ri akademik ka nisur edhe në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës. Sipas të dhënave paraprake të universitetit, numri i studentëve pritet të jetë...
09:11 | 05/10/2026

Viti i ri akademik, Begaj: Arsimi dhe dija, investimi më i sigurt për të ardhmen

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh me rastin e nisjes së vitit të ri akademik, duke uruar studentët dhe pedagogët për një...
09:00 | 05/10/2026

Nis viti i ri akademik, mbi 20 mijë studentë në auditore

Studentët në të gjithë vendin kanë nisur sot vitin e ri akademik 2026–2027, ndërsa mbi 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë në...
08:07 | 05/10/2026